• |
ide | kryesore

Dëshmia e gazetarit: Pasi dha dorëheqjen, Jorida Tabakun e shanë dhe ofenduan!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha është rikthyer në PD e vulës me kërcënime dhe shantazh për deputetët që besuan se ai ishte larguar dhe kërkonin të hapnin një garë reale për atë që ka mbetur nga kjo forcë politike. Gazetari i Syri Tv, Ermal Riza ka treguar dëputetët janë kërcënuar dhe janë sharë nga familja gjatë mbledhjes, në presion për të votuar për një datë për zgjedhjet për kryetar të PD-së. Duke parë situatën që u krijua, Jorida Tabaku ka dhënë dorëheqjen dhe për këtë ka dalë në një deklaratë për mediat në orët e vona të ditës së djeshme.

“Pas deklaratës një nga militantët e ofendoi Jorida Tabakun dhe ajo i kthehet” ka treguar gazetari Ermal Riza. “Kur shoh atë (deklaratën) duhet ditur që e ofendojnë, përballë pati 30 burra që e shikonin se çfarë do thoshte dhe kur mbaroi e ofenduan” tha gazetari duke shtuar se kur është larguar nga selia Jorida Tabaku është dashur të shoqërohet nga shoferi i Gazment Bardhit sepse kishte frikë të dilte, duke parë kërcënimet dhe dhunën ndaj deputetëve të tjerë që nuk ishin dakort me Bashën.



3 Comments

  1. Hall i modh se i plasi kujt me ofendu ktë
    Kjo ka ofendu gjith demokratët që i dhanë ofiqe 15 vjet,dhe kjo sa të vijë mëmenti me majt përgjegjësi o ikën o dorëhiqet o zbythet
    Ec ër na lej rehat e mos u viktimizo se mw bo punën tkan votu jo em bo cirk me përgjegjësinë që ke goce

  2. Mire te behet pasi luajte ne lojen e piset te Rames me Lulqimin, tani prano pasojat. Por ajo qe me ben pershtypje eshte qe ne nje vend tjeter ketyre “trimave” do ti hidheshin hekurat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *