• |
ide | kryesore

Jorida Tabaku ndan mendjen, i bashkohet Rithemelimit të Berishës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Jorida



Bashkimi i grupimeve të Sali Berishës dhe Gazment Bardhi duket se ka bërë edhe deputeten Jorida Tabaku të ndajë mendjen se ku do të qëndrojë politikisht në vijim.

Deputetja që deri pak ditë më parë nuk kishte mbajtur një qëndrim zyrtar nëse ishte në anën e Rithemelimit apo të PD-së së Lulzim Bashës, do të jetë anëtare e Kryesisë së Rithemelimit , së bashku me 6 deputetë të tjerë: Dhurata Cupi, Zheni Gjergji, Tomor Alizoti, Ferdinand Xhaferri, Helidon Bushati dhe Ervin Salianji.

Lexo më tej: Profil/ Jorida Tabaku si simbol i absurdit të një pjese të PD  

Pjesë e Kryesisë së zgjeruar do të jenë edhe Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, të cilët do të kenë jenë edhe zv.kryetarë të PD-së së Rithemelimit, së bashku me Luçiano Boçin dhe Oerd Bylykbashin.

Lexo më tej: Zbardhen propozimet/ Bardhi dhe Gjekmarkaj nga nesër nënkryetarë të Rithemelimit 

Të gjitha këto ndryshime do të votohen nga anëtarët e Këshillit Kombëtar ndërsa ky proces përmbyll edhe zgjedhjen e organeve drejtuese të partisë. Janë 2 nene që do të ndryshohen:

1- Në nenin 47 te statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3

Në rast se pas përcaktimit të përbërjes së Kryesisë së PDSH, sipas pikës 1 të nenit 47, deputetë anëtarë të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PDSH, nuk rezultojnë anëtarë të saj, këta te fundit kooptohet me vendin Kryesie, si anëtarë të saj me të drejta të plota, deri në përfundimin e mandatit parlamentar, ose zgjedhjen e tyre sipas pikës 1 të nenit 47.

2- Në nenin 51 të statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3

Në rast se pas zgjedhjes së nënkryetarëve, sipas parashikimeve të nenit 45 rezulton se kryetari i grupit parlamentar të PD-së dhe sipas rastit Nënkryetari/Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë nuk janë fitues sipas kësaj procedure, atëherë ata automatikisht konsiderohen nënkryetarë të partisë për shkak të funksionit. Përgjatë këtij mandati secili prej tyre gëzon dhe ushtron të njëjtat të drejta dhe përgjegjësi si nënkryetarët e zgjedhur, për aq kohë sa gëzon funksionin e drejtuesit të grupit parlamentar të PD dhe/ ose atë të Nënkryetarit/Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.



12 Comments

  1. Deri dje e degjeneruan kete, nga sot e tutje do thon eshte goc e mir. Asthu si me Bardhin. Kudjes mos shani shum Lulushin se nuk i dihet.

  2. Cfare te besh. Duhet ti therrasesh derrit daje nga halli. Atyre iu deshen dy vjet per ta

    kuptuar se nongrata e Berishes ishte bere si rezultat i korruptimit te zyrtareve te larte te

    pertejoqeanit nga KM dhe se nuk kishte asnje te vertete ne motivimin e atij vendimi te

    turpshem.

    fa

    1. Lulushi se kupton dot…sepse eshte i kapur me presh ne dore…vula eshte pazari me ramen.! Sala ne arrest shtepie,sorosi perdor influencen ne BN,te kete perkrahje ,si mbulese per skandalet dhe aferat ne shqiperi.!

    2. eee prandaj shkuan ata, ngaqe e kutpuan se ishte ashtu si thua ti. ata shkuan per nje cop karrige o shoku, kaq.

  3. kjo eshte prove e metejshme qe bardhi ,gjekmarkaj e te tjere e dine qe ska karrige deputeti nese nuk je prane berishes se vete keta si voton njeri ……prove akoma me e madhe qe keta kane bythen e tyre dhe jo hallin e njerezve ,sdo habitesha sikur andej nga fundi tu bashkohet dhe basha me alibythen…,…

  4. Bravo, ky eshte bashkimi. Luli eshte karte e djegur vetem nqse dorezon 1 ore e me pare vulen dhe kerkon falje publike anetareve te PD. Justifikimi eshte ; non-grata e Sali Berisha u realizua nepermjet kortuptimit te Drejtorit te AntiZbulimit te FBI / New York! Atehere ky realitet nuk shihej dot por tashme u certifikua me vendim gjyqi! Edi mund te mundet keto zgjedhje nqse dhe Luli ben veprimet e duhura, kete e ka detyrim si per veten por edhe per anetaret e PD qe kane bere sakrifica per te! Koha kalon Luli, hidh hapat tani ..

  5. Çudi si ndërruan mendje sa u kthyen nga Amerika keta
    Blinkeni ka fol duke mos i takuar kur erdhi këtu .Po fundja vendi s’ mund te lihet pa opozite keshtuqe si çdo gje ne kapitalizëm
    Pazari eshte bere.
    Se ndryshe i bie tre here me kane rrafte dhe asnjere s’ jam turpëruar.

  6. Berishizmi nuk ka vlera moral politike ka vetem interesat personale. Problem per berishizmin nuk jane numri i deputeteve qe ka apo nuk ka ne llogoren e antivlerave shoqerore por opinjoni publik qe eshte distancuar nga kjo fryme e kalbur qe zoteron ne ate pjese te politikes kur çdo gje vlen kur i inereson personalisht vetem atyre.

  7. O astrit kësaj qe po thua ti i thone shan i dhjeri te permjerin
    PD krahasuar me ps eshte dita me naten
    Keni 10 vjet qe e zhytet aq poshte kte vend sa nuk besoj se del me nga ky llum ku e keni futur

  8. Perla e ditës, Berisha nga shtëpia: Garantoj NATO-n se do e mbështesim pa rezerva (qetësohet Uashingtoni e Brukseli)Sipas bushatit nipit me valixhen e drurit po na thote rama e bleu dhe kalane fundit ne bote,bushat blidhi Pllumat tani,se dhe salihu i valixhes po i vjen ngordhja.Keta qe ju afruan do tja fusin me keq se Luli basha,do shikoni o lapsexhinj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *