• |
ide | kryesore

Bardhi: Basha nuk po bën opozitë, Tabaku është e mirëpritur

Arkiva, Lajme, Të fundit
bardhi



Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi akuzon Lulzim Bashën se nuk është më në opozitë dhe se po dëmton opozitarizmin. Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, pas protestës së opozitës, Bardhi i bëri thirrje Lulzim Bashës që të kthehet në opozitë.

“Çdo opozitar është i mirëpritur t’i bashkohet opozitës. E kam thënë edhe më parë publikisht, ndjej keqardhje por z.Basha do duhet t’i kthehet opozitës. A është në opozitë? Absolutisht jo. Absolutisht jo! Çdo akt i sotëm, i djeshëm por besoj unë edhe i nesërm i kolegut Basha ka qenë vetëm kundër opozitës.

Nëse i rikthehet opozitarizmit, të jeni të sigurt se demokratët janë zemërgjerë, pranojnë çdo opozitar. Ata do duhet të ndërgjegjësohen që rruga e përçarjes forcon Edi Ramën. Ata nuk e kuptojnë, nuk e kanë kuptuar deri tani. Ata mendojnë që duke u fragmentarizuar, duke u përçarë, duke sulmuar njëri-tjetrin, duke vijuar konfliktin e brendshëm, do të bëhen më” – tha Bardhi.

Pjesë e protestës u bë edhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila duket se nuk qëndron në grupimin e asnjë pale. Bardhi thotë se Jorida Tabaku është opozitare dhe që ka luftuar për bashkimin e PD-së. Ai theksoi se deputetja Tabaku duhet të ketë kohën e nevojshme për të marrë vendimet e saj.

“Tabaku është opozitare, ka luftuar për bashkimin e PD, ka luftuar më shumë se kushdo tjetër për bashkimin e PD, do duhet t’i japim kohën e mjaftueshme për të marrë vendimet e veta, por zonja Tabaku është me PD, me opozitën, ka bërë opozitë do vazhdojë të bëjë opozitë”, – u shpreh Bardhi. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. O Zonja Bardha.
    Ju opoziten e kuptoni duke bertitur uluritur prishur thyer djegur shkatruar.
    Jo o kokrra e bythqiprit.
    Opozit eshte ide ndryshe mendim i qart dhe i besueshem.
    Ju nuk jeni opozit. Po nje tuf me idiot. Qe kujtoni se njerzit kan qef zhurrmen rremujen dhe kafsherin.
    Aty mir jeni. As na rruhet fare se po shkriheni e po zhdukeni ne harres.

    1. Tamam vk, mediokraci hesapi, me te pa diturit jane ne krye. Gjithesesi suksese te gjitha paleve, kur njerzit presin nga ju, kaq meritojn

    2. Po pse mo prap Jori me shoqe dhe gjith kurtizanet do na ofroni si ofert politike ju…qe nuk u ngopen sa andej këndej me ofiqe dhe benefice..po ik ore se na e shpifet

  2. Keta te dy, qenkan bere per spital, por, se ku e pane dhunen, shkaterrimin, djgejen, vetem keta e dikerkan, ose paskan pare me bithe te kavanozit . Mjerisht, te ofendojsh afro 100,000 demonstrues, eti quash injorante eshte skicofreni per tu lidhur.HORRA, harrut ju se ci bete policise e terrenit kryeministrise me 11 janar, dogjet mbi 11 makina, plagoset mbi 30 police, shkatrruatporten hyrese, dhune e te pa permbajteshme, gangstere,kriminele. Sot as u prek nje polic, as u dogj, e as pati perplasje, ju te semuret, e rraces kriminale na shpifni e trilloni sipas zanatit tuaj te vjeter.Rregjimit te kodosheve, boja e kallai i ka dale, andaj ,.e apo nga ai, e gjithe populli do ckuleni, se boll mashtruat, vodhet, kompromentuat, larguat rinine, shkatrruat arsimin, mjekesine, bujqesine e ketu nekete pacavure qe shkruani na hiqeni si elite.Mentalitet percaresish anti kombetare nga semundja qe kini.Esht veshtire qe rraca tuaj kuqale ti pershtatet demokracise perendimore, jeni ata te ishit, e ashtu do mbeteni,rrace e ndyre e percarjes.Mos harroni drogen, zanatin e te parit tuaj.

  3. Sali Berisha ishte një prej këtyre të rinjve. Bashkë me Tritan Shehun, Mehmet Elezin, dhe të rinj të tjerë që ju bashkuan revolucionit kulturor kinez, duke prishur me zell kishat dhe xhamiat, Sali Berisha ndjehej fatlumë që po i bashkohej komunizmit në periudhën e tij më regresive.

    Marrja e teserës së Partisë së Punës së Shqipërisë e çliroi atë nga “bisturia” si mjet i vetëm për karrierën që kish zgjedhur deri atëhere.Po ben opozite Gei i salihut barrdhi qe po kerkon garanci per emrin te lista

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *