• |
ide | kryesore

U kap me 800 mijë euro dhe patentat e Saimir Tahirit, biznesmeni tregon lidhjen me ish-Ministrin e Brendshëm

Lajme
arrestimi .JPG



Biznesimi Orest Sota i arrestuar nga Policia e Elbasanit me 800 mijë euro në makinë dhe dy patenta për drejtim skafi në emër të Saimir Tahirit ka folur në polici.

Ai ka rrëfyer se paratë ishin të babait të tij për një pagesë. Në lidhje me dy patentat e Tahirit, biznesmeni ka thënë se i kishte harruar shoferi i tij, që ishte mik me të.

“Paratë ishin të babait tim për një pagesë për blerje hekuri në Elbasan. Ndërsa për sa iu përket patentave në emrin e ish-ministrit, ato i harroi shoferi i tij, që është mik i imi. Ne lëvizim shpesh bashkë”, ka rrëfyer biznesmeni, shkruan “BalkanWeb”.

Orest Sota u arrestua më 1 nëntor, pasi nuk iu bind urdhërit të patrullës policore për të ndaluar. Lapsi.al sjell ekskluzivisht foton e patentave të Saimir Tahirit, ish-Ministër i Brendshëm, i akuzuar për trafik droge nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.



1 Comment

  1. O popull dele, si nuk kane turp e faqe te zeze kur dhe policia pranon justifikimin e banditit “qe do te paguhej hekur”. O injorante me para ne dore nuk blen mall me fature TVSH deri 149.999 lek. Ku eshte tani surracka e tatimeve Brisilda, qe duke shtrembuar surratin thonte “ku eshte problemi”. Prokurori kete bandit duhet ta fuse ne burg, ka ka bythe nje person te levize me 800.000 €uro. Ku eshte kryetari injorant i komisionit te mandateve, o plehre cfar rastesie do gjesh tani per patentat e “faliminderit ministri Tahiri”. O zot ju rafte murtaja, ju lumte ju kemi nje krye prokuror pa koqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *