• |
ide | kryesore

Rrëfimi i gazetares: Isha në zyrën e Llallës kur e telefonoi Tahiri

Lajme, Të fundit

Gazetarja Anduena Llabani që prej vitesh ndjek zhvillimet e aktualitetit, aspo siç njihet ndryshe “kronikës së zezë” ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e së martës në studion e News 24.
Duke folur për presionet politike mbi Prokurorinë ajo tregoi edhe një detaj interesant.
“Kam qenë 2 herë në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Kam qenë prezente kur e ka marrë në telefon Saimir Tahiri. Ai është shkëputur dhe ka folur në telefon në paradhomë, por kur është kthyer ka qenë i shpërfytyruar” – rrëfeu gazetarja.
Nuk dihet çfarë kohe daton ky episod pasi përplasjet Tahiri – Llalla janë të hershme. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu