ide | kryesore

Kryeministri që sulmon Top Channel se do të fshehë të shkuarën e tij

Blog

Kanë kaluar më shumë se 40 vjet nga vdekja e tij dhe në familjet e vjetra të Gjirokastrës  ende mbajmë mend marrëdhëniet që kishte diktatori me qytetin e tij të lindjes. Përtej folklorit , aneve të rrejshme që i kishte marrë malli, nostalgjisë së tij për  sokakët , Enver Hoxha kishte një sëkëlldi me qytetin e gurtë. E njihnin mirë. Për gati 50 vjet i duhej të korrigjonte imazhin që kishin bashkëmoshatarët për atë që më pas rapsodët e gjithë Shqipërisë do këndonin : Marrtë nga ditët tona. Fare thjesht. Ata që e kishin njohur në fëmijërinë dhe rininë e tij  e mbanin mend për birbo.

Qindra pinjollë të familjeve të mëdha gjirokastrite përfunduan ose në burg ose të internuar baltrave të Myzeqesë . Faji i tyre i vetëm dhe i përbashkët ishte se dinin dobësitë e jetës së Enverit para se ai të bëhej “udhëheqësi i lavdishëm i partisë dhe i popullit”. Pikërisht për këtë arsye ata duhet të izoloheshin. Në sulmin e fundit që bëri kundër medias Rama çoi gjuhën aty ku i dhemb dhëmbi. Ky brez gazetarësh duhet të largohet , tha ai para komisionerit Hahn. Në fakt, pak muaj më parë kryeministri ishte shprehur në mënyrë më të drejtpërdrejtë. Bëri listën e gazetarëve që për atë janë non grata. Të gjithë ata i quajti “kazan”.

Askush nga ata që Rama e fyeji publikisht dhe nominalisht nuk ia ndjeu. Të gjithë  ata e njohin që në rininë e tij, që kur përpiqej të kacavirrej drejt majave të pushtetit. Për të arritur deri aty ku është sot Rama ka një të kaluar jo të lavdishme, të mbushur me dobësi, gëlltitje fyerjesh, lëpirje plagësh.

Në bibël thuhet : Nuk mund të jesh profet në fshatin tënd. Kjo është arsyeja përse Enveri zhduku dhe izoloi gjithë bashkëmoshatarët e rinisë së tij. Ky është dhe shkaku i gjithë atij vreri që nxjerr Rama kundër gazetarëve që e kanë njohur tek klubi i Fidelit dhe u lutej për pak hapësirë në gazetë. Rama e di që është produkti  më par excellence i atij që ai e quan “katund mediatik”. Dhe lider Massimo apo profet në fshatin tënd nuk mund të jesh.  Gjithë lista e thuajse 20 “kazaneve” ka dicka të përbashkët : në kohë të ndryshme secilit prej tyre i është përulur në mënyrën më të pështirë. Ky ka qenë pjesë e çmimit që ka paguar. Ka qenë i detyruar të durojë fyerje nga më ekstremet dhe sërish ua ka kthyer : po c ke me mua mo burrë, unë ty të kam vëlla, Olsin nuk e kam në Tiranë, Olsi është  në Amerikë. Tani që ka arritur gjithçka dhe shpërndan  indulgjenca,  herë me hungërima tallëse herë me zgëdhitje cinike për oligarkët që trashëgoi nga Berisha dhe zhganin e botuesve ndërtues që krijoi vetë, sërish nuk është i qetë. Nxin i gjithi sa herë i shfaqet përballë dikush nga banda e Fidelit. i urren patologjikisht . Në fakt, në mënyrë instiktive urren të kaluarën e vet. Atë që nuk ka asnjë çmim, si e kaluara e gjithkujt. Tani që kam gjithçka si mundet tu jem jargavitur këtyre legenëve , shfryn në subkoshiencë , gjithë pezm.

Këtë brez gazetarësh kërkon ta zhbëjë, ta zhdukë nga çdo ekran, ta shmangë nga çdo portal, nga çdo gazetë që bashkëkrijoi me lejet skandaloze të ndërtimit që firmosi për monstrat më të frikshme urbanistike që ka njohur ndonjëherë Evropa:  Don Bosko dhe Komuna e Parisit. Rasti më i çmendur i frikës së tij ndaj ndërtuesve botues është ai i ndërtimit të një kulle ngjitur me hyrjen e një pallati ku mund të hysh vetëm duke u fërkuar pas murit. Falë zotit që askush nuk ka vdekur ende në atë pallat se të afërmeve do tu duhet ta nxjerrin xhenazenë nga dritarja e shtëpisë.

Drama e Ramës është fare e thjeshtë. Ai nuk ka mjetet e Enverit për të zhdukur ata që e kanë njohur në kohën kur ishte i dobët. Jo vetëm rendi kushtetues në Shqipëri, por dhe teknologjia e informacionit ia lidh duart. Dhe sikur tu bëjë presion gjithë pronarëve të mediave duke u tundur në ajër salçiçet e tij të indulgjencës nuk mund t ia dalë. Nuk mund t ia dalë dhe sikur pronarët e mediave të largojnë nga puna gjithë gazetarët kryeneçë. Për sa kohë Marku i Facebook nuk do aplikojë në Tiranë për ndonjë leje ndërtimi apo partneritet public privat, gjithmonë do mbetet një hapësirë që nuk mund të blihet, ashtu si Rama nuk mund të blejë të kaluarën e vet, apo heshtjen e atyre që ia njohin këtë të kaluar.

Pisllëku më i fundit është ai i sulmit kundër Top Channel. Ky sulm zbuloi për publikun një nga anët më të errëta të karakterit të Edi Ramës. Eshtë gjallesa më mosmirënjohëse. Përmasat e mosmirënjohjes së tij ia kalojnë dhe Enverit, i cili  respektonte Myslym Pezën dhe Haxhi Lleshin. i respektonte dhe pas 50 vjetësh dhe atëhere kur ata nuk i duheshin më dhe mezi mbërthenin pantallonat .  Si çdo krahasim dhe ky çalon. Sepse përmasat e dikurshme dhe të sotme të T. Ch frikësojnë në palcë çdo politikan. E megjithatë, mosmirënjohja e Ramës ndaj këtij gjiganti  mediatik zbulon se deri ku mund të shkojë perversiteti i tij. Dy tre raportime korrekte që kritikojnë politikat e qeverisë mjaftuan që Rama të vërë në funksion gjithë ingranazhin e tij të baltës kundër televizionit i cili përballoi gjithë sulmet e frikshme dhe miklimet marramendëse të pushtetit të Berishës. Deri në qershorin e 2013 , deri në ditën e fundit të qeverisë së PD duruan kërbaçin dhe refuzuan kulaçin, duke mbetur zëri më influent në opinionin publik. Kjo politikë e pavarur editoriale ishte sigurisht ishte një pasuri publike , por dhe avantazh për opozitën.

Rama e ka harruar të gjithë këtë. Në shkallën më sipërane të mosmirënjohjes, nxitoi ti kthejë shpinën  Top Channel dhe tu jargavitet atyre që e tallën në tetë vitet e opozitës së tij. Deliri dhe perversiteti i tij ndaj medias arriti deri aty sa mendonte ta trajtonte Top Channel sikur të ishte ajo gruaja që duhet të lajë , shpëlajë dhe hekurosë, të mbajë gojën mbyllur e të rrijë lepe peqe në kohën kur burri sillet si birbo me çdo prostitute salloni. Në fakt , për tetë vjet rresht duhet të ketë ëndërruar ti merrte Berishës boudoir-in e tij mediatik. Dhe ia mori.

Tani që ka shtënë në dorë lavazhin e Berishës, Ramës i duket çudi pse dhe Top Channel nuk pranon të jetë i tillë. Për këtë arsye ka nisur fushatën më perfide , më mosmirënjohëse që ka ndodhur  ndonjëherë në hapësirën publike. Një fushatë delegjitimimi. Madje u investua dhe vetë duke shkuar një status ku e etiketoi Topin si kazan. Ndërkohë bashkëpunëtorë të tij marrin në telefon në redaksitë e mediave dhe thonë si ne konfidencë, dhe kur nuk i pyet, se presidentja e Topit ka kërkuar të emërojë drejtor të një kompanie publike një të afërmin e saj dhe ajo është revoltuar se Rama nuk ka lëshuar pe ndaj kësaj kërkese jo parimore.  Rama parimor me bosët e medias ? Kësaj i thonë të kesh dy b… e një ta shqyesh, mund të thoshte në zhargon ndonjë nga anetë e kohës së Enverit.

Megjithatë sëkëlldia e Ramës ndaj Topit dhe çdo zëri të lirë është kaq e madhe sa i ka errur sytë, turbulluar gjykimin dhe tërbimi e bën të harrojë ca të vërteta të thjeshta. U përpoq të krijojë një diversion mes legacy të Tanit të ndjerë dhe trashëgimtarëve të tij. Ai harron dy të vërteta të thjeshta. Tani, të cilin Rama e konsideron me të drejtë një gjeni, ka thuajse 10 vjet që ka ikur nga kjo jetë . Pyetja e thjeshtë : tani pas kaq kohësh vendosi Topi të bëhet kazan, pasi refuzoi karotat e Berishës dhe për hir të vërtetës, ish-kryeministri është më bujari dhe më mirënjohësi politikan për ata që e kanë mbështetur.

E vërteta e dytë që harron Rama është se thuajse dy vjet para se Tani të ikte nga kjo botë kishte ndërprerë çdo komunikim, madje i kishte fshirë dhe numrin nga celulari i tij kryetarit të atëhershëm të opozitës. Për një arsye fare të thjeshtë: Rama ishte përpjekur të krijonte qark të shkurtër me ndonjë drejtues departamenti në Top. Sigurisht Tani nuk mund ta pranonte që kredibiliteti i Topit të përdorej për arsye jashtë-profesionale. Pikërisht për këtë arsye lavdërimet që i bën Rama Tanit pas vdekjes janë si dy pika uji me ato që bën sot Berisha për Azemin.

Rama do vazhdojë të jetë krijesa më mosmirënjohëse. Sinjalet nga eountarage i tij janë të tilla se në qendër të sulmit do jenë ata gazetarë që i shpëtuan lëkurën mbrëmjen e 21 Janarit, natën më të të vështirë të tij. Fushata e delegjimitetit pritet të nisë dhe për ata gazetarë që dëshmuan se fatura e katër vrasjeve në bulevard nuk i takonte Ramës, por Berishës. Tek e fundit, për ata e vërteta kishte më shumë vlerë se Rama dhe  Berisha bashkë.

3 Comments

  1. baba rama i ka lepir bythen rames e turp chanel.keta qelbesira krijuan 21 janarin per gjoja bllokun e metes.morren ngjalen e pallen e tij,ju tha bastard e kokpalare por rama me topin,baba ramen,bushatin,mero bazen desh i shqyen ngjalen metes.pyes ku e kan bllokun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu