• |
ide | kryesore

Raporti i drogërave 2017: Pas kanabisit dhe kokainës, Shqipëria po kthehet në një nyje të trafikut të heroinës

Lajme, Të fundit
heroin ok.jpg



Të tjera shifra alarmante publikohen për Shqipërinë. Sipas një raporti të Qendrës Europiane të Drogërave dhe Varësisë ndaj tyre (EMCDDA) për vitin 2017, rezulton se së fundmi Shqipëria po kthehet në një nyje të trafikimit të heroinës dhe se një pjesë e drogave të forta mbetet në vend. Ndonëse shumë raporte e kanë nxjerë Shqipërinë si një ndër vendet kryesore të prodhimit të kanabisit në Europë, kohët e fundit vedni ynë është shndërruar edhe në një vend transit për heroinën.

Rrugët kryesore që përdoren janë Turqi-Bullgari-Maqedoni-Shqipëri dhe Turqi-Bullgari-Maqedoni-Kosovë-Shqipëri. Heroina transportohet në Shqipëri me kamionë, autobusë, makina etj,. Të dhënat e disponueshme tregojnë se destinacionet kryesore të trafikimit të heroinës nëpërmjet Shqipërisë janë Italia dhe Greqia, por një pjesë e sasisë së trafikuar mbetet në vend për konsumatorët në Shqipëri.

Kokaina (pluhur) duket se hyn në Shqipëri në sasi të vogla, kryesisht nëpërmjet korrierëve apo shpërndarjeve postare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Amerikës së Jugut, të njohura për prodhimin e kokainës. Në vitet e fundit të dhënat tregojnë se rastet e transportimit me anë të kontejnerëve janë shtuar. Një laborator i përfshirë me nxjerrjen dytësore të kokainës u identifikua dhe u shpërbë në 2015-n.

Pjesa më e madhe e kokainës së trafikuar në vend mendohet të jetë për përdorim të brendshëm, por droga trafikohet edhe më tej, kryesisht në Greqi dhe në Itali.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *