• |
ide | kryesore

Gjykata refuzon kërkesën e Orest Sotës për të dalë nga burgu

Lajme, Të fundit

Orest Sota do të mbetet në burg ndërsa gjykohet edhe për ditët në vazhdim. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda refuzoi kërkesën e të riut për një masë arresti më të lehtë. Sota u kap me 863 mijë euro, dy patenta detare të Saimir Tahirit dhe një të bashkëshortes së tij. Në momentin e arrestimit, vetë Sota ishte pa patentë. Ai refuzoi t’i ndalonte postbllokut të policisë dhe u arrestua në ambjentet e Kurum. Fakti që iu arratis policisë për mungesën e patentës, i ka bërë gjykatësit të mendojnë se i riu mund të largohet sërish tani që është para akuzave shumë më të rënda. Dosja e Sotës është bashkuar me atë të Saimir Tahirit, pasi prokurorët besojnë se paratë i përkisnin ish Ministrit të Brendshëm. Veç patentave që u gjetën në makinën e Sotës, është vërtetuar se i riu ishte një përfitues i parave publike përmes tenderave të Ministrisë së Brendshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu