• |
ide | kryesore

Legalizuan pallatin pa leje, Apeli lë në fuqi pezullimin nga detyra të drejtorit dhe zyrtarit të Kadastrës së Lezhës

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të Drejtorit të Agjencisë së Kadastrës në Lezhë Gentian Malotaj dhe përgjegjësit të legalizimeve Artur Shabaku, të cilët janë vënë nën hetim për “Shpërdorim Detyre”.

Gentian Malotaj dhe Artur Shabaku janë vënë nën hetim nga prokuroria e Lezhës, pasi legalizuan një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në kundërshtim me ligjin. Sipas organit të akuzës bëhet fjalë për një objekt 10 katësh, ku 4 katet e fundit janë ndërtuar pa leje, të cilat u legalizuan nga Kadastra. Hetimi në lidhje me këtë çështje nisi pas një denoncimi që kishin bërë banoret e disa shtëpive pranë pallatit, për dëmtim të pronës së tyre. Po ashtu nën hetim për veprën penale “Ndërtim i Paligjshëm” është vënë edhe administratori i kompanisë që ka ndërtuar pallatin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *