• |
ide | kryesore

GJKKO rrëzon ankimimin e Breçanit/ Apeli e lë në qeli

Lajme, Të fundit
Breçani



Apeli i GJKKO ka vendosur të rrëzojë ankimimin e bërë nga ish-drejtori i Policisë Erzen Breçani. Ai së bashku me Dedan Gjonin, Besmir Murtatin dhe Bujar Ajetin janë vënë në pranga pas përgjimeve të aplikacionit Sky-Ecc.

Breçani e kishte ankimuar në Apel vendimin e GJKKO për masën e arrestit ndaj tij. Gjykata informon se Breçani mund t’i bëjë rekurs këtij vendimi në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga dita e nesërme.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 04.01.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 61 akti, datë 26.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetimB.M., B.A., D.Gj. dhe E.B.,me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 128, datë 23.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,i verifikuar me vendimin nr. 128, datë 23.11.2023, të kësaj gjykate”që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal,dhe vendosi:

 

  1. Miratimin e vendimit nr. 124, datë 17.11.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 128, datë 23.11.2023, të kësaj gjykate;
  2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *