• |
ide | kryesore

Apeli i Posaçëm shtyn seancën për Berishën, Gjokutaj: Munguan dy prokurorët

Lajme, Të fundit



Shtyhet seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit Sali Berisha për pjesëmarrje në seancat plenare. Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha për mediat se në seancë mungonin dy prokurorët për arsye profesionale.

‘Për arsye profesionale nuk mund të ishin prezent. Është një sebep, janë dy prokurorë, të paktën njëri duhej të ishte prezent. Profesioni i prokurorit është në hetim dhe gjykim.’

Gjokutaj u pyet edhe për uljen në tryezë të opozitës me mazhorancën, por për Gjokutaj ajo nuk zgjidh problemin e Berishës që të marrë pjesë në seancat plenare.

‘Ai kontakt atje nuk zgjidh problemin këtu. Zoti Berisha është në të njëjtat kushte. Jemi në kërkimet tona që ai të marr pjesë. Nga SPAK dhe Gjykatën e Shkallës së Parë na është rrëzuar. Është e rëndë të mungojnë prokurorët në seancë. Në një seancë ku ka një kërkesë shumë domethënëse. Si duket edhe një herë vërteton atë faktin se pa u rreshtuar politika këta nuk marrin pjesë dhe vazhdojnë me arsye profesionale.’



9 Comments

  1. republike ramabanane, kryetari i opozites mbahet i arrestuar pa akuze , ne kundershtim me ligjin , te na rroje drejtesia e re ne ramabanane shtet

  2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Prit Berishë të mbij bar!

    Bëj një 20 shkurt, si 20 shkurti i 1991 nqs do të jesh i lirë, përndryshe me parlament e me zgjedhje edviniste, ke për të vdekur në arest shtëpiak!

    1. O I paemer: ne qofte se SKAPI ka fakte le ta denoj ,mua nuk me vjen keq,po jo ta mbaj ne arrest shtepie fir nothing!

      1. Atij të pa emrit që i drejtohesh ti me argumente, duhet me ia përplas kokën për muri e ti dalin trutë vendit, se aq meriton!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *