• |
ide | kryesore

Socialistët drejt emërimit të prokurorit të ri, Taulant Balla flet për kriteret

Lajme, Të fundit

Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, tha dje se pas mbarimit të mandatit të Adriatik Llallës, më 7 dhjetor, Parlamenti do të nisë procedurën për zëvendësimin e tij. I ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, Balla tha se do të ketë një kryeprokuror të përkohshëm deri sa të nisë nga puna Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
“Sot është data 4, në Prokurori nuk ka vakancë. Mandati i z. Llalla ka filluar në datën 7 dhjetor 2012, që do të thotë se referenca kohore është 7 dhjetor 2017” u shpreh Taulant Balla, i cili qartësoi se prokurori i ri mjafton të ketë 15 vjet punë dhe një gradë shkencore për t’u zgjedhur. “Nuk do të ketë seancë në datën 7. Ligji ka thënë qartë se detyrën e prokurorit të përkohshëm e bën një prokuror që ka së paku 15 vite në detyrë dhe të ketë gradë shkencore” tha Balla. Është e qartë se socialistët kanë nisur të përzgjedhin emrat e kandidatëve për Prokurorin e ri të Përgjithshëm, që do të zëvëndësojë Adriatik Llallën në detyrë.

2 Comments

  1. paramendo te zgjedh,balla,doshi,tahiri prokuror.se muk hapet kjo tok e te perbij ter krymbat e qenefit negjmije ku ka dhjer stalin nuk e dij.

  2. Perderisa Llalla nuk arriti ti boj gjo ketyre jane keta qe ha bojn Llalles. Dhe ky eshte ligji i jetes , “po nuk ja bone do ta bojne ati ty”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu