• |
ide | kryesore

Prokurorët italianë kërkojnë bashkëpunimin e kolegëve të Durrësit për zhdukjen e shqiptarit

Lajme

Prokuroria e Maceratas në Itali i kërkoi kolegëve të Durrësit për të bashkëpunuar në hetimet për zhdukjen e avokatit Besnik Muço.

54-vjeçari u zhduk që nga 2 nëntori, ditën që u nis nga Durrësi për të takuar familjen e tij që jeton në Macerata.

Nga hetimet e deritanishme është zbuluar se bileta e tragetit të Muços është ‘shënjuar’ nga personeli i tragetit. Por, askush nuk mban mend t’a ketë parë avokatin në tragetin “Adria Ferries”. Policia aty ka gjetur disa sende personale të avokatit dhe ende pritet që të hidhet dritë mbi zhdukjen e mistershme të 54-vjeçarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu