• |
ide | kryesore

VIDEO/ Skënderbeu bie në “frymën e fundit” (shikoni golat)

Sport



Skënderbeu e mbylli me humbje ndeshjen e fundit në grupet e Europa Ligës. Korçarët u mundën 2-1 nga Young Boys në Zvicër. Me këtë humbje ekipi trajnerit Ilir Daja zbret në vendin e fundit të grupit me 1 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje.

Golin e parë e shënuan shqiptarët në minutën e 51-të me Gavazajn. Pas një depërtimi të bukur të Demte, ai u bllokua nga mbrojtësit e Young Boys, por nga pas shkoi Gavazaj që çoi topin në rrjetë me portën e boshatisur.

3 minuta më pas zviceranët barazuan me Horo, i cili në një goditje me kokë brenda zonës çoi topin në cepin tjetër të portës së Shehit.

Në minutën e 95-të, kur kishin mbetur vetëm pak sekonda lojë, Asale shënoi menjëherë sapo u fut në fushë. Ai shfrytëzoi një harkim nga goditja e këndit dhe në një rrëmujë në zonë afrikani shënoi golin e dytë për zviceranët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *