• |
ide | kryesore

Haradinaj ka një kërkesë për Vitin e Ri: Mos qëlloni me armë!

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdon të befasojë me qëndrimet e tij të kohëve të fundit. Pas deklaratës se rritjen e rrogave e bëri për të mbuluar edhe shpenzimet për kravata të zyrtarëve, sot ai ka folur në mbledhjen e qeverisë për të shtënat me armë gjatë natës së vitit të ri.

Haradinaj ka mbajtur sërish të njëjtin qëndrim të para disa kohëve, kur e lartësoi gjuajtjen me armë nëpër festa, si një traditë të vjetër shqiptare, duke u përpjekur kështu ta relativizojë si fenomen. Sidoqoftë në mbledhjen e sotmë të qeverisë ai kërkoi që të mos ketë të shtëna me armë natën e ndërrimit të viteve.

“E kam përmendur edhe në një intervistë se qitja me armë është traditë shqiptare, me të vërtetë është traditë e hershme shqiptare, por kjo nuk na bënë nder. Le të kursehemi, të mos ketë incidente tjera”, tha Haradinaj.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *