• |
ide | kryesore

Haradinaj: E vërteta e emrit tim si President i Shqipërisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur poshtë çdo mundësi se ai është një kandidaturë për President të Shqipërisë. Në një postim në Facebook, Haradinaj thotë kjo po nxitet nga mercenarë dhe gazetarë të shitur.

“Nuk jam kandidat për president të Shqipërisë.

Po e shoh që po bëhet fushatë nga gazetarët e shitur, nga mercenarët e mediave, në Tiranë e në Prishtinë, sikur unë qenkam në kombinim për President të Republikës së Shqipërisë. Kjo është një shpifje ordinere, e ulët, e pistë dhe për hesap të kuzhinave që janë edhe kundër Shqipërisë, edhe kundër Kosovës, edhe kundër meje.

Për popullin tim të dashur shqiptar, unë jam në Kosovë, do të jem në Kosovë dhe edhe politikisht do të realizohem në Kosovë. Shqipëria i ka njerëzit e saj, që di t’i vendosë në krye të shtetit. Me Kosovën e Shqipërinë e kundër matrapazëve mediatikë e të opinionit publik!” – shkruan Haradinaj. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. O ramuah te kishe shtu edhe nji rresht e ti shpjegoshe ketyre te shiturve perqafimin tend me ramen mire do ishte, ndoshta e mbyllnin halen

  2. Mediat e Ilir Metës e bënë kandidat për president të Shqipërisë, revoltohet Ramush Haradinaj: Shpifje ordinere, nga mercenarët e Tiranës

  3. O harajdin te jane mbaru paret qe po lepin ate qe peshtyre, burre muti ke qene è je. U perqafove me Ramen u “pajtove” me te si prostitutat qe zihen per nje vendi para moteleve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *