• |
ide | kryesore

Skandali në “Miss America”, dorëhiqen anëtarët e bordit

Paparazzi, Slider



Grupi i Miss Amerika po kërkon ndihmën e ish-fitueseve dhe regjizorëve, pas skandalit mbi email-et. Në postën elektronike, të botuar nga Huffington Post, zyrtarët e konkursit, ofendonin dhe talleshin me fitueset e Miss Amerika për pamjen e tyre, intelektin dhe jetën seksuale. Drejtori ekzekutiv Sam Haskell, presidenti Josh Randle dhe anëtarë të tjerë të bordit dhanë dorëheqjen për skandalin. Tani grupi po kërkon ish-fitueset e Miss Amerika për të ndihmuar në gjetjen e liderëve të rinj. Dan Meyers, kryetari i bordit të përkohshëm, tha se grupi donte që ish-fitueset të rekomandonin anëtarët për një komision që do të përcaktonte strukturën e ardhshme të udhëheqjes së konkursit të bukurisë. Email-et e publikuara përmbanin mesazhe trevjeçare mes z. Haskell dhe zyrtarëve të tjerë të konkursit. Ata i referoheshin garueseve me një term vulgar, shprehnin dëshirën që Miss Amerika të kishte vdekur dhe spekuluan mbi numrin e partnerëve që mund të kishin pasur. Sipas planit të ri, komisioni do të përbëhet nga shtatë anëtarë, katër prej të cilëve të rekomanduar nga ish-fitueset e Miss Amerika. Duke iu përgjigjur lajmit, disa fituese të mëparshme kërkuan një zëvendësim të plotë të bordit ekzistues. “Ata kanë nënvlerësuar forcën, inteligjencën dhe vendosmërinë e grave që kanë vendosur kurorën e Miss Amerika,”-tha Miss America, 1977, Dorothy Benham. “Bordi duhet të pranojë përgjegjësinë për dëmet që kanë shkaktuar. Ata duhet të ikin menjëherë dhe të lejojnë udhëheqjen e re për të shpëtuar programin e Miss Amerikës,”- u shpreh Jennifer Vaden Barth, ish-Miss North Carolina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *