• |
ide | kryesore

Të zhdukurit nën komunizëm dhe kartela mjekësore e Enverit

Blog

Nga Ben Andoni

Nuk ka ditë që të mos flitet, shkruhet dhe të referohet diçka për Bllokun dhe njerëzit që e populluan atë. Pothuaj prej një muaji kemi marrë informacione të detajuara për kartelën mjekësore të Enver Hoxhës dhe të gjithë hatërmbetjet qesharake të doktorëve të tij. Ende na shesin si lajm qejfmbetjet e fëmijëve të Bllokut, sot personazhe të ndryshme të jetës shqiptare; broçkullat e jetës së Bllokut dhe mbi të gjitha dënimet e tmerrshme që pasuan. Blloku, më shumë se simbol i nomenklaturës komuniste me ngritjen dhe uljen e tij, është tregues i një kompleksi kombëtar që kanë shumë personazhe për të treguar statusin e tyre përmes lidhjeve me kuartierin komunist. Që do të thotë se ndryshimi në këtë vend është ende i papërfillshëm. Njësoj si dikur, po të kishe një fije në Bllok, një njohje, një miqësi edhe statusi yt shoqëror ishte ndryshe, ashtu duket edhe sot me këta që na sjellin lajmet për të. Kaq e thelluar është kjo, saqë personazhe të ndryshme për të bërë diferencën na tregojnë rolet në Bllok.

Fatkeqësisht, në këtë kohë, kjo nostalgji e hapur dhe e mbyllur përcillet me deklamimet patetike për Bllokun; me nostalgjikët e sëmurë, që nuk lënë media sociale pa u shprehur për atë kohë; adhuruesit e Enverit; por mbi të gjitha durimin që kanë shumë njerëz për të pritur dhe për t’u interesuar për sëmundjet e dikurshme të Udhëheqësit, për sherrin bajat brenda familjes; konspiracionet e Bllokut; për vetëvrasjen apo vrasjen e Mehmetit; gjyqet e gjeneralëve dhe njerëzve të Sigurimit (lexo gjyqet brenda llojit) etj.

Mënyra sesi po përcillet nostalgjia për Bllokun është tallja më e madhe për ata pak njerëz që vërtetë e kuptuan se cili ishte ai regjim. Themi pak, sepse ishin vërtetë shumë pak ata që kuptuan tmerrin dhe mekanizmin shtypës të atij regjimi. Pjesa tjetër i shërbeu regjimit, u përshtat me të dhe tashmë bën si e përvuajtur. Ishin realisht aq të pakët sa goditjen më të madhe e mori fillimisht nga vetë shoqëria patetike shqiptare, që nuk ngopej duke parë të vuajtur edhe në gjirin e saj.

Mbase pikërisht për këtë shtresë, që sot e kësaj dite nuk dinë se ku i kanë njerëzit e tyre të ekzekutuar dhe pa varre, për shumë syresh të burgosur të ndërgjegjes duhet që të kemi pak më shumë respekt. E para, se na treguan gabimet tona, rrugën qorre që e bënim me pathos; e dyta se jemi aq hipokritë me kujtesën. Viktimave u detyrohemi nderim, por të gjallëve drejtësi. Në fakt, asgjë nuk po bëjmë për këtë, përveç se flasim e flasim pafund dhe shkruajmë çfarë të mundim. Nuk dimë pra sot e kësaj dite se ku janë qindra e mijëra të zhdukur, paçka se në dokumente diku duhet të jenë, por dimë për gati çdo detaj të kartelës mjekësore të Enver Hoxhës dhe për përçartjet e të resë së tij.

3 Comments

  1. Nese ke te drejte, dhe padyshim qe ke te drejte, duhet menduar se kjo nostalgji per regjimin I ka rrenjet me thelle..
    Te Fakti qe Diktatura ishim vete ne..
    Po ,po ne…
    Me Zellin tone te pafund per te mos pranuar qe jemi qenie inferiore me prirjen e njohur Pathologjike per te vrare,vjedhur,spiunuar,shnderuar dhe zhdukur njeri-tjetrin..
    Kush I denoi te pafajshmit ne komunizem…Diktatura…
    Po ,por me pjesmarrjen tone te gezuar,me deshmite tona te rreme,me genjeshtrat tona,me heshtjen tone,me indiferencen tone,me zemerngushtesine tone……
    Pa keto…Diktatura,Diktatori…apo kushdo na kishin marre te keqen..
    Jo te gjithe ama…jo te gjithe…
    Disa vuajten,dhe sot i ka kapur Sindroma e Stokholmit,kane mall per Fecorret,Nevzatet,Aranitet,Fehmite…me shoke..
    Kjo ndodh,dhe do ndodhe perhere…per sa kohe heshtim ne Diktature dhe per sa kohe nuk bejme drejtesi..ne Demokraci..
    Nuk fajsohet Populli thote dikush…
    Gabim….Fajin e kemi ne…
    Me mendjen tone Enverer,Mehmeter,Salinj apo Edër….mire bejne qe na e nxine…

  2. Komenti imesiperm eshte shame I drejte ashtu si dhe shkrimi i gazetarit te nderuar. Po populli duartrokiti pushkatimet dhe persekutimet e “armiqeve”te klases

  3. ok ….shrimi, pyetja ime eshte pse mbas diktatures nuk u treguam njerez po kanibal qe shkerdhyem shqiperine, ne ate fare feje qe ska bire kurve ta rregulloj. jemi kombi me llahtar qe na njeh bota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu