• |
ide | kryesore

Turqi, pranga 643 personave të dyshuar për terrorizëm

Planet



643 persona u arrestuan ditën e sotme në Turqi, pasi akuzohen për terrorizëm.

Mby dy të tretat e tyre, 467 të arerstuar, akuzohen për lidhje me organizatorin e dyshuar të grushtit të shtetit, klerikun Getullah Gulen.

112 persona të tjerë u arrestuan gjatë një operacioni kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), midis të cilëve 17 ishin militantë kurdë që mendohet të jenë “neutralizuar”, që do të thotë të vrarë, të plagosur ose të kapur.

Gjithashtu, autoritetet kanë dënuar me paraburgim 46 persona të dyshuar për lidhje me ISIS-in dhe 18 anëtarë të organizatave të paligjshme të ekstremit të majtë.

Që prej përpjekjes së dështuar të gushtit të shtetit në korrik 2016, në Turqi janë arrestuar mbi 50 mijë persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *