• |
ide | kryesore

Spitali Amerikan merr përsipër rastin e 4 vjeçares që ende nuk ecën

Stil



Elona Çollaku është 4 vjeç, por nuk mundet të ecë. Pas një keqformimi të lindur, u desh një ndërhyrje kirurgjikale që në muajt e parë të jetës, që ajo të mundej gradualisht të ishte si gjithë fëmijët e tjerë. Për rastin e saj, mjekët sqarojnë se në javën e tretë dhe të katërt të shtatëzanisë, një pjesë e embrionit nuk u ngjit. Kjo solli si pasojë që në vendin ku duhet të krijijohej kanali i palcës së kurrizit, kockat, muskujt, lëkura, të krijohej një qeskë me lëngun e trurit dhe nuk u krijuan as nerva dhe as muskuj dhe as kockë.

Operacionet u kryen katër vite më parë, por asistenca mjekësore për Elonën është e domosdoshme edhe tani, me një shërbim tjetër po aq të rëndësishëm siç është fizioterapia. E ëma mes lotësh, tregon se nuk mundet dot ta përballojë ekonomikisht e nga ana tjetër dëshiron me zemër të shohë të bijën te ecë. Pas bërjes publik të këtij rasti në emisionin Stop, Spitali Ameriikan, i cili ofron sot shërbimin me elitar të Fizioterapisë në vend, me qendrën më të madhe të këtij shërbimi në Shqipëri, iu përgjigj thirrjes për t’i ardhur në ndihmë familjes Çollaku. Shërbimi i Fizioterapisë do të të ofrohet falas për Elonën e vogël në mënyrë që ajo të mund të ecë si fëmijët e tjerë.

“Ne jemi njohur me rastin e vajzës, me problematikën e saj. Ajo ka nevojë për të marrë shërbimin e fizioterapisë. Ne do t’ia ofrojmë sigurisht pa asnjë detyrim financiar për një periudhë të pacaktuar, duke parë ecurinë e gjendjes së saj shëndetësore”, shprehet Drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun dhe Marketingut në Spitalin Amerikan, Oriela Cano. Ajo sqaron se përveç fizioterapisë, vajzës do t’i ofrohet gjithë asistenca mjekësore për të cilën ajo do të ketë nevojë. Fizioterapia sot vërtet bën mrekulli duke ngritur në këmbë edhe persona të cilëve mjekët nuk i kanë ofruar asnjë alternativë tjetër.

Qendra më e madhe e fizioterapisë në Shqipëri, në Spitalin Amerikan 3, rikthen cilësinë e jetës së shëndetshme! Me ekipin e shkëlqyer të mjekëve italianë dhe shqiptarë përveç terapisë manuale, tek kjo qendër ofrohen 8 lloje të tjera terapish, të cilat sipas problematikës së pacientëve, një plani të detajuar trajtimi dhe një diagnostikimi të mirëfilltë imazherik bëjnë të mundur që pacienti jo vetëm të vlerësohet siç duhet, por të shkurtojë kohën e rehabilitimit.

Elektro-terapia, Ultratingulli, Rrezet infra të kuqe, Krioterapia, Parafino-terapia, Traksioni Vertebral janë shërbime të fizioterapisë që nuk do t’i gjeni në asnjë klinikë apo qendër tjetër. Me kombinimin e tyre dhe eksperiencën e mjekëve më të njohur të huaj e vendas, trajtimi bëhet edhe më i thjeshtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *