• |
ide | kryesore

Çmimit i ujit, ERRT konsideron fatura normale deri në 35 mijë lekë për Tiranën

Lajme, Të fundit

Përmes një letre publike, Kreu i Entit Rregullator të Ujit Ndriçim Shani, tregoi se si u bind nga nisma e Erion Velisë për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë. Duke iu përgjigjur raportit të Autoritetit të Konkurencës që zbuloi pikat e dobëta të vendimit, Shani botoi një shkrim në të përditshmen Panorama. Sipas llogarive të Shanit, fatura e ujit do të ishte normale të shkonte deri në 3 mijë e 500 lekë për një familje.

“ERRU ka si referencë përballueshmërie të pagesës së faturës së ujit vlerën prej 5% të të ardhurave mesatare të një familjeje në Shqipëri, që llogaritet rreth 70,000 lekë/familje, që nënkupton një faturë të ujit e përballueshme deri 3,500 lekë/muaj/familje” shkruan ai.

Vendimi është i pakthyeshëm dhe Autoriteti i Konkurencës nuk ka fuqi ta rrëzojë, por letra e kreut të Entit Rregullator të Ujit vlen për të kuptuar se si u pranua rritja e çmimit nga 45 lekë/m3 në 65 lekë/m3 për familjarët dhe akoma më shumë për bizneset private.

Autoriteti i Konkurencës, vuri në dukje mungesën e transparencës në nismën për rritjen e çmimit. Sepse ne sot nuk e dimë se sa është kosto e ujit që paguajmë dhe se sa është fitimi i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve për një metër kub ujë.

Ne sot nuk e dimë orarin e ujit me të cilin furnizohen zonat e ndryshme të Tiranës dhe për më tepër, uji nuk është i pijshëm në pjesën më të madhe të qytetit.

Pa i ditur, ose pa i publikuar këto të dhëna, Enti Rregullator e miratoi propozimin e Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit me gati 45%.

Autoriteti i Konkurencës raportoi se fitimet më të mëdha të ndërmarrjes së Ujësjellësit, nuk do të vijnë nga ndërprerjet e lidhjeve të paligjshme të ujit, por nga rritja e çmimit.

“96% nga rritja e tarifave, dhe vetëm 4% nga rritja e nivelit të faturimit” shkruhet në raport, kur flitet për fitimet e UKT.

Nga ky konstatim lind pyetja, përse Bashkia nuk priti, që rritja e çmimit të ujit të bëhej pas shkëputjes së lidhjeve të paligjshme dhe minimizimit të humbjeve në rrjet?

Edhe vetë Enti Rregullator ishte i ndërgjegjshëm për humbjet e shumta në rrjet, kur ktheu përgjigje pozitive për Veliajn, por sipas Ndriçim Shanit, planet e Bashkisë për përmirësimin e situatës ishin bindëse.

“Objektivat e përcaktuara ishin të shoqëruara me plane të veprimit për arritjen e tyre. Përmirësimi i treguesve të performancës është bazuar në uljen e humbjeve teknike me anë të investimeve dhe të humbjeve administrative (kryesisht lidhjet e paligjshme), që arrihen duke përmirësuar aspektet e menaxhimit të shoqërisë” shpjegon Shani.

Nga letra kuptohet se ERRU miratoi rritjen e çmimit të ujit, bazuar vetëm në premtimet e zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës. Ekspertët nuk patën në tryezë një Master-Plan për hapat që do të ndërmerren deri në realizimin e objektivit për furnizimin me ujë 24 orë.

“Në propozim parashikohej hartimi së shpejti i një Master-Plani për zonën e shërbimit të shoqërisë, i cili do të ndihmojë me detaje të mëtejshme për zbatimin në praktikë të planeve të veprimit për të realizuar objektivat e vendosura” tregoi Shani.

Pavarësisht mangësive, Enti Rregullator e quajti një “sfidë mjaft të rëndësishme” premtimin e Erion Veliajt për 24 orë ujë në ditë pas 5 vitesh. Entuziazmi për Veliajn shkon përtej pritshmërive kur premtohet edhe përmirësimi i cilësisë së ujit me këto fraza:

“Rritja e besimit të popullsisë në cilësinë e ujit për shkak të regjimit të furnizimit me ujë 24 orë në ditë do të ketë impakt në zvogëlimin e shpenzimeve për të blerë ujë të pijshëm në treg nga këto të fundit”

Besimi ndaj premtimeve të Bashkisë pa pasur në tryezë një plan, është dëshmi se rritja e çmimit të ujit ishte më shumë noterizimi i nismës së Erion Veliajt, sesa një vendim bazuar në shifra dhe projekte. Dhe pikërisht mbi kryetarin e Bashkisë së Tiranës do të bjerë kosto e dështimit apo merita për suksesin e kësaj nisme.©Lapsi.al

2 Comments

  1. Ju duhet te futeni ne BURG me gjithe Erion k*rven e tja u hedhesh celesin ne oqean e jo ne det o FELLIQESIRA te sorrrrrrrrrrrrrrrrrrrrosit !!!

  2. O Miku i Luit. Je vertet pasqyrimi i idjoteve. Pse duhen futur ne burg? Erjon V. u zgjodh me vote te lire. Rritja e cmimit nuk eshte e jashtligjshme. Ne vend qe te flasesh si duhet dhe te japesh argumenta perse cmimi sduhet rritur flet idjotesira. Jane njerez si puna jote qe marin me qafe vendin tone. kur flet kot ja ben punen me te lehte politikaneve si puna e veliajt qe rrit cmimin me 45% pa asnje lloj frike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu