• |
ide | kryesore

Ed Sheeran në gjykatë, akuzohet se ka kopjuar “Perfect” (Video)

Paparazzi, Slider

Kujt ja merrte mendja se Ed Sheeran do të akuzohej për kopjim. Ai u akuzua për kopjim të “The rest of our life”, e shkruar në tetor për këngëtarët kauntri Tim McGraw e Faith Hill. Denoncimi në një gjykatë në New York, duke kërkuar 5 milionë dollarë dëmshpërblim, u bë nga Sean Carey e Beau Golden, të cilët pretendojnë se kënga e artistit britanik është kopje e “When I found you”, që dy autorët australianë kanë shkruar në vitin 2014, e kënduar nga Jasmine Rae. Në denoncim shkruhet: “Kopjimi është në shumë pika, fjalë për fjalë, notë për notë, një kopje e elementëve origjinalë të këngës sonë dhe kjo dallohet qartë nga kushdo që i dëgjon”. Kantautori britanik u përfshi në një tjetër çështje plagjiature për këngën “Photograph” në ngjashmëri me “Amazing”, për të cilën u kërkua 20 milionë dollarë. Rasti u mbyll me një akord, që ia njeh firmën e këngës edhe Martin Harrington e Thomas Leonard, autorët e asaj të vitit 2011.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu