• |
ide | kryesore

Kendall Jenner modelja më e paguar në 2017-tën sipas “Forbes”

Paparazzi, Slider



Gisele Bunchen sapo është rrëzuar nga froni që me krenari e mbajti për 15 vite si modelja më e paguar dhe kjo vetëm falë Kendall Jenner.

Revista prestogjose Forbes ka publikuar një listë ku renditen 10 modelet më të paguara të vitit që për herë të parë kryesohet nga një modele 22-vjeçare.

Kendall figuron 22 milionë dollarë fitime ndërkohë që Gisele renditet e dyta me 17.5 milionë dollarë, 43% më pak se viti 2016. Ajo shënon një vit të suksesshëm falë bashkëpunimeve me “Adidas”, “La Perla”, linjës së veshjeve që ka së bashku me motrën e saj të vogël Kylie dhe sigurisht edhe falë “Keeping up with the Kardashians”.

Sa i përket modeleve të tjera, fitimet e tyre i shihni në listën e mëposhtme:

Kendall Jenner, $22 millionë
Gisele Bundchen, $17.5 millionë
Chrissy Teigen, $13.5 millionë
Adriana Lima, $10.5 millionë
Gigi Hadid, $9.5 millionë
Rosie Huntington-Whiteley, $9.5 millionë
Karlie Kloss, $9 millionë
Liu Wen, $6.5 millionë
Bella Hadid, $6 millionë
Ashley Graham, $5.5 millionë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *