• |
ide | kryesore

Historia/ Miku i Boateng dhe Khedira u vra si ushtar i ISIS në Siri

Sport



U mbushën 5 vite nga historia e trishtë e vrasjes së Burak Karan. Këtë javë në rrjetet sociale u kujtua talenti i futbollit gjerman që e mbylli jetën si ushtar i Shtetit Islamik.

Burak Karan lindi në shtator të vitit 1987 në Vupertal, një qytet mes Këlnit dhe Dortmundit. Ai spikati që i vogël për talentin në futboll dhe u aktivizua në skuadrat e moshave të Bayer Leverkusen, gjë që i hapi rrugën e kombëtares së Gjermanisë, ku ishte pjesë e ekipeve U-16 dhe U-17, ku luajti me emra si Sami Khedira, Kevin-Prince Boateng dhe Dennis Aogo.

Karriera e tij ndryshoi kur në moshën 19-vjeçare pësoi një dëmtim të rëndë në gju. Ishte kjo periudha kur ai u tërhoq nga lufta dhe ndjenjat e tij fetare. Në moshën 20-vjeçare u radikalizua dhe nisi të çojë ilaçe dhe ushqime në Siri. Familjarëve u tha se paraja dhe karriera nuk ishin të rëndësishme për të, ndërsa një ditë të bukur vendosi të shkonte vetë në Siri, së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij.

U bë pjesë e grupeve xhihadiste dhe në vitin 2013, duke luftuar në Azaz kundër besnikëve të Al-Assad, aviacioni bombardoi pozicionet e ISIS-it, në njërën prej të cilave ndodhej edhe Burak Karan. /marrë nga TCH/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *