• |
ide | kryesore

Ëndrrat erotike të burrave dhe si interpretohen

Stil



Për fat të keq, ende ekziston një paragjykim në lidhje me ëndrrat seksuale që shohim, por ekspertët sigurojnë: të shohësh ëndrra me drita të kuqe nuk është aspak sjellje adoleshentësh. Të ëndërrosh një raport seksual me fantazi është shenjë e kontaktit të thellë me sferën afektive dhe seksuale

Të ëndërrosh sikur bën seks në grup
Një ëndërr erotike shumë e përhapur. Ëndërrohet seksi në grup, sepse aty mund të humbasësh identitetin. Askush nuk të njeh. Nxjerr jashtë atë pjesë të vërtetë të vetes tënde, natyrale dhe primitive, të pakushtëzuar nga morali dhe qytetërimi. Është një formë papërgjegjshmërie të lejosh veten të hidhesh në një përleshje, të bësh atë që do, të turbullosh ujërat dhe të humbasësh identitetin. Në grup mund të bësh atë, që në kushtet e realitetit dhe në kushtet e vetmisë, nuk mund ta bëje.

Të bësh seks me një personazh të famshëm
Më e këndshmja e ëndrrave erotike. Ë ëmbël, e sigurt, pak fëminore, nxjerr atë pjesën e parritur të vetes, atë pjesë aq fëminore. Fakti që një personazh i famshëm bën dashuri me ty, të bën të ndihesh i rëndësishëm dhe i dëshiruar. Kjo është një nga ato ëndrrat erotike-jo erotike. Ëndrra të tilla shihen në periudhën e adoleshencës ose në fillim të krizave në çift.

Të bësh seks me një kolege
Është sinjal i një rutine që po të vret, dhe të bësh seks me një koleg është gjallëruese, i jep shkëlqim diçkaje të venitur. Një ëndërr e përkufizuar si shumë e “shëndetshme”. Është e lidhur me sferën profesionale, mbi të gjitha nëse kolegia është një epror.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *