• |
ide | kryesore

Eni Vasili ‘sulmon’ Fevziun: Telenovelë turke, që vazhdon prej 20 vitesh me audiencë të paguar

Lajme, Të fundit



Dita e enjte është kthye në një luftë të vërtetë për audiencë në televizonet shqiptare. Këtë ditë pothuajse në të njëjtin fashorar transmetohen 5 emisione të ngjashme televizive; Opinion në Tv Klan, Të paekspozuarit në Top Channel, Real Story në Vizion Plus, Studio e Hapur në News24 dhe 360 gradë në Ora News.

Ndërkohë, një javë më parë, Blendi Fevziu tha se e vetmja frikë që ka lidhur me konkurrencën e ditës së enjte, është një telenovelë turke që transmetohet në Klan Plus. Nga ana tjetër, gazetarja Eni Vasili ka qenë e intervistuara e kësaj të shtune në Panorama Plus dhe e pyetur nëse i trembet kësaj telenovele sa i takon konkurrencës, tani që edhe ajo do të jetë në transmetim ditën e enjte, ajo është përgjigjur:

Studio e Hapur është një program që konkurron mbi të gjitha me vetveten, duke qëndruar fanatike e misionit të gazetarit. Gjithçka tjetër është telenovelë turke, që vazhdon prej 20 vitesh. Kurbat e paguara të audiencës që vendosen nëpër tavolina kafenesh apo portale të ndryshme, nuk më shqetësojnë apo kompleksojnë”. – duke thumbuar edhe emisionin e Fevziut kështu, emision që ka po 20 vite në treg.

Me tej Vasili ka dhënë edhe tre arsye se përse publiku duket të zgjedhë “Studio e Hapur”:

Paanësi, vërtetësi dhe shërbim i sinqertë e profesional ndaj të mirës së përbashkët”.

 



3 Comments

  1. Dy jane arsyet qe nuk e pjerdh njeri kete goglen qe vetquhet gazetare. E para, eshte nje nga kontribueset kryesore te uljes se imazhit te nje emisioni me analiste, politikane e gazetare investigative pasi i ul ata sikur te jene ne nje kafene. Me pak fjale emision kafeneje. E dyta, nuk kemi pare deri me sot te beje nje emision te hajrit ne aspektin qe ta nise nje ceshtje qofte analitike apo investigative e ti jape fund. Jo se tek fevziu i jepet fund por ama ai e trajton nje ceshtje analitike ose investigative me personazhe deri diku te pranueshem, ndersa kjo gogla vetem fton, pyet, ben llap-llap kot e si perfundim nuk marrim vesh se cfare ndodhi e cfare u tha. Dhe me kryesorja shoqja eni, kur nuk ke punuar ndonjehere ne terren qe ti shohesh e “prekesh” ngjarjet eshte e kote te rrish si santarele ulur e duke llomotit kot pa bereqet.

  2. eshte keshtu apo jo raliteti koha plotson kuptimin dhe do detajoje zgjillje ,duke ndare sejcilin me vleren dhe meriten thotë:

    gazetaret jane relaksuesit e politikes ,jo popullit ,ka qe futen ne nderdije per te orientuar vetedijen e popullit ,por qe keto tashme,nuk kan sukses ,perderi sa politika dhe ligjet nuk jane adekuate po ashtu barazia dhe zhvillimi ,gje qe populli nuk ngopet me me fjale por me vepra konkrete keshtu qe eshte nje ndarje dhe vakum gjithnje e me i mall ku nuk ,zhvillohen pergjegjsit por interesat padrejtesia ,dhe padrejtesia ne zhvillimin e vet nuk ka asnje pozitivitet vec demit negatives

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *