• |
ide | kryesore

Arrestimet/ Përplaset Mero Baze me Fatos Lubonjën

Kryesore, Lajme

Arrestimi i disa ish-drejtorëve që sot i përkasin opozitës dhe thirrja në Prokurori e Shkëlzen Berishës ka shkaktuar një debat të madh në vend. Për disa që duan ta shohin gotën gjysëm plot ky është hapi i parë drejt funksionimit të Reformës në Drejtësi. Për të tjerë kjo është vetëm shenja e keqe se drejtësia po përdoret si armë në duart e Edi Ramës. Në llogore të kundërta në këtë “dyluftim” janë vendosur edhe Fatos Lubonja dhe Mero Baze (lexo shkrimin poshtë/ Lapsi.al).

I ftuar mbrëmë në rubrikën “Opinion” në “News24”, Lubonja i konsideroi arrestimet si politike duke theksuar se drejtësia po vepron vetëm mbi opozitarët. Ai lëshoi alarmin se mund të kthehemi nga koha e drejtësisë që nuk ndëshkonte njeri në periudhën e fillim viteve ’90 kur njëra palë e përdorte atë për të goditur palën tjetër.

Tipik është rasti i Fatos Nanos, edhe ai mund të kishte vjedhur vërtetë, por qëllimi ka rëndësi, e mira thonë romakët s’matet me aktin, por me qëllimin që e bën, pra mund të futësh një hajdut në burg, por nëse e fut se s’të lë ty të vjedhësh qëllimi është i keq, se të merr ty pjesën e tepsisë” – tha Lubonja i cili shtoi se: “Po arrestohen vetëm opozitarë, keni dëgjuar ndonjë pushtetarë? Shikoni çfarë u bë me Saimir Tahirin, që ishte shumë e rëndë, një polici e tërë e inkriminuar, e futur në trafik droge, policë që arratisen të gjithë. Kjo është teatër, një drejtësi që godet vetëm njërën palë”.

Por ndryshe nga Lubonja, Mero Baze ka një mendim krejtësisht tjetër. Në editorialin e sotëm në gazetën “Tema”, Baze denoncon zyrtarët politikë që shkojnë të bëjnë presion në sallat e gjykatave dhe i krahason ata me gardistët që mbushnin sallën e gjyqit në 21 janar.

Dhe në vend që të ndëshkohet ky standard që po tentohet të vendoset kundër drejtësisë, ka zëra si Fatos Lubonja, që i janë bashkuar modelit të gardistëve që kërcënonin drejtësinë, duke thënë se këto gjyqe janë më keq se sa kur nuk dënohej asnjë njeri. Kjo qasje është përpjekja e parë zyrtare në Shqipëri për ta institucionalizuar mosndëshkueshmërinë, për arsye politike. Dhe më e bukura është se kanë si arsyetim faktin që nuk po arrestohet ndonjë nga qeveria, ndërkohë që me këtë standard që duan të vendosin, shpëtojnë së pari qeverinë. Drejtësia sapo ka lluar të veprojë dhe askush nuk përjashton mundësinë që ‘rrjeta’ të kapë dhe dikë nga qeveria. Por duke qenë se sot janë nën hetim dosjet e vjetra, ish-qeveritarët janë në krye të listës. Problemi që ka ky arsyetim i Lubonjës dhe “gardistëve” politik të opozitës, që mbushin sallën e gjykatës, është se pikërisht ky standard shpëton dhe qeverinë nga gjykimi. Nëse ne bëjmë standard shkuarjen e “gardistëve” politikë në gjykatë, ulërima e liderëve për të mos u arrestuar, për çdo njeri që u çonte çantën me lekë, atëhere këtë gjë mund ta bëjë dhe qeveria kur të arrestohet ndokush. “Gardistët” e gjykatave nuk mund të thonë që këta të qeverisë e kanë hallall të dënohen, kurse këta ish-qeveritarët që kanë vrarë së paku 30 vetë, për të vjedhur dhe kanë pas akuza penale të mbyllura me procedurë, nuk duhet të dënohen” – shkruan Baze.

©Lapsi.al

14 Comments

  1. ashtu eshte lubonja denohet xhesti, jo milionat qe vjedh. ben 5 vjet burg per shperdorim detyre se keshtu quhet hajdutlliku , dhe opaaaaaaaaaa ne caraibe per qef te shpirtit.

    1. tironc i qenefit te ri negjmije.ben 20 miljon ne muaj si tahiri dhe blen zgjedhjet,5 miljon per diamante ,mijera tonelata drog me vler 4 deri 5 miljard dhe si tahiri e rama e ben qenef ter shqioperin.kush beri president meten pos bijet e stalinit e vuqiq rama,ruqi,xhafa.dhe kur don me i arrestu rama vet me tahirin i mbrojn.

  2. MERHUM BAZUKU,,,,,,,vehten e ke kaluar ndonjihere ne skaner?Lepires per nje leje ndertimi, SHET gazeten e tij dhe pas ca kohe e blene prap shume lire, shantazhet ndaj shume bisneseve e qeveritareve, ky i ka bere me shume pasion, e me qellim perte shtuar e mshefur pasurine etij,dredhakeria,e shume artikujve te gazetes tij jane gjithemone o genjeshtrs e shpifje, ose shantazh mbi kundershtaret e tij e te politikes qe perkrah ky monster ishtypit
    Eshre shume i neveritshem,qeraman ,a e kujton ndonjihere fashikujte lakuriqesise se RAMRS? Sot po i lepine b….n atij se ka marre, ose do marre ndonj leje ndertimi qe te pasrtoi parate e pista qe ka fituar.E ne se e merrni ne intervista i thoni qe te shihet ne pasqyre.

  3. Si nuk u quakan arrestime politike o mero gelbaza (qe deri tani asnje kritike nuk i ke bere kesaj qeverisje),kur ne ato kontrata ka firmosur edhe zv.drejtori i atehershem,sot drejtor,vetem se eshte socialist

  4. Mero Baze eshte sot gazetari me më integritet ne Shqiperi. Ka ca idiota kete, me qafe te shkurter dhe miope qe nuk shohin as deri te maja e hundes. Baze thote se standardi i politikaneve me sallat e gjyqit mbron, per se pari, qeverine, kurse keta idiotet ketu flasin si magjupi nga vera halese qe nuk shohin nga muret me merda qe i rrethojne.

    1. Maloku, nga vete emri qe I ke vene vetes dukesh qe ke mbetur mbrapa apo nuk kupton se cfare behet. Shpesh njerezit gjejne rastin te shkruajne ate qe mendojne per autorin e artikullit(shkrimit) se sa per permbajtjen e tij. Mero, eshte nje sahanlepires, e dine te gjithe. Per momentin I intereson PS-ja qe I ka dhene edhe burse per djalin qe studion me parate e shqiptare ve ne Evrope.

  5. O Malok !
    E ke ngatëruar vlerësimin për Mero Gëlbazën.
    Në vënd që të shkruash se Meroja është gazetari më intrigant e injorant shqiptar, të pëlqyekërka “integriteti” i tij.
    Nuk më ka rastisur që të lexoj në ndonje gazetë europiane, një rubrikë të tillë të ndyrë thashethemesh fshati, si rubrika që e shoh në gazetën e këtij sharllatani. “Antena në familje”
    Sa i takon “debatit” midis Meros e Ljubës, nuk shoh ndonjë ndryshim të madh në mendësinë e tyre.
    Ljuba,ndonëse herë pas here i bie së keqes në kokë aty ku është, mendësia komunistë ja zbeh arsyen e fillon e fantazon me paragjykime se “të gjithë janë njëlloj”
    Më tërhoqi vëmendjen “arsyetimi” i tij tepër i trashe se Berisha duhej të denohej për vjedhje në të njejtën kohe me ….Fatos Nanon ?????
    E para e punës është faktuar tashme se Nanon e denoncuan vetë socialistët me stilin e tyre të luftës së klaneve, që kishte bërë ca marrifete me ndihmat italiane.
    E çfarë do ti vidhte Berisha Fatos Lubonjës të sapo dalë nga burgjet e diktaturës enveriste ?
    Nëse Fatosi e ka fjalën se Berisha ja “vodhi pushtetin” enveristëve, ky mund të jetë meraku i tij e atyre që nuk ju ndahet shpirti nga komunizmi.
    Deri sot nuk ka asnjë fakt të verifikuar juridikisht, që Berisha të ketë përvetësuar prona e para në rrugë të paligjëshme. Çfarë nuk kane sajuar e cfarë nuk kanë shpifur për Berishën në këto 27 vjet enveristët, por nuk i kanë gjetur asnjë prove për veprime korruptive. Akuza kundër tij e familjes së tij për korrupsion, filluan vetëm kur dolën në shesh me prova e fakte veprimet korruptive të liderëve socialistë qe ai i demaskoi.
    U shndrua ne anektoda qesharake akuza e Gëlbazës se Berisha paskej bërë veprime korruptive me “serbin”.
    Faslliç. U harxhuan gjithato para të taksapaguesve shqiptarë që disa prokurorë të zellshëm socialistë të grumbullonin “prova” për biznesmenin anglo-boshnjak Fasllic, që Mero Gëlbaza e mandej edhe gjithë lukunia e nostalgjikëve emveristë, e quanin si nje biznesmen bandit serb.
    Paratë u harxhuan, Berisha u përgojua fare kot nga gëlbazat mediatike, e Faslliçi doli krejtësisht i larë me drejtësine e vendeve europiane. Bile, ai që i kishte fryrë e që kishte nxitur histerinë mediatike kundër Fasllicit, Edi Rama, të parën marëveshje që bëri si kryeministër, ishte firmosja e nje marëveshje me kompaninë e Fasllicit
    Kjo duhet të ishte tema e debatit të Lubonjës me Mero Gëlbazën.
    Ti përvishej këtij e ti kërkonte llogari se pse more faqezi më mashtrove mua e gjithë shqiptarët për Fasllicin ?
    Por këtë as mund të pritet që ta bëjë Lubonja.
    Ai e ka të fiksuar në kokë që në fëmini urrejtjen për “kllasën kapitaliste” e për të, gjithë të pasurit janë “banditë”

    1. Bravo SHQIPTAR. Koment fantastik. Gjera te verteta, fakte. Jo hamendesime, mllefe nga njerez te frustruar qe komentojne kot, me kalu kohen apo te ndjehen te “rendesishem”. Gjths mua LAPSI .al dhe Bushati po me habisin se fundi. Prisja me shume nga Bushati. Dhe shkrimi qe “mbrojti” Lubonjen ne perballjen me Bashen,(avokati i lubonjes) ishte shume i dobet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu