• |
ide | kryesore

Kotzias: Palës shqiptare i kërkuam të heqë fjalën Çamëri nga tekstet shkollore!

Lajme, Të fundit

Greqia jo vetëm që nuk pranon se ekziston një çështje çame po do ta zhdukë emrin Çamëri edhe nga librat e hartat shkollore të Shqipërisë. Kjo ka qenë deklarata që është bërë nga ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias në Parlamentin e shtetit fqinjë.

Ministrit të Jashtëm grek i janë kërkuar sqarime për bisedimet që po zhvillohen me Shqipërinë dhe Maqedoninë për termat nacionaliste në librat shkollorë të këtyre vendeve, nga deputeti X.Theoharis. Kotzias i është përgjigjur kësaj interpelance me shkrim me një letër zyrtare e cila iu përcoll Parlamentit.

Në këtë përgjigje në pjesën e parë që fliste për Shqipërinë, ministri Kotzias është shprehur se pala greke gjatë bisedimeve të komisionit dypalësh të ekspertëve ia ka bërë të qartë palës shqiptare se termat: “territoret shqiptare në Greqi” dhe emërtimi “Çamëri” për territore që janë në shtetin grek duhet të fshihen nga librat shkollorë të Historisë e Gjeografisë”.

“Gjatë takimit të fundit të Komisionit të Përzier të Ekspertëve Greko-Shqiptar, pala greke ka këmbëngulur në fshirjen nga librat shkollorë të shprehjeve të papranueshme e fyerëse për unitetin e vendit tonë (Greqisë) si: “territoret shqiptare në Greqi”.

Por edhe shprehjet dhe hartat në të cilat krahina gjeografike greke shfaqen me emërtimin “Çamëri”, të cilat demonstrojnë, fatkeqësissht, se shtetit shqiptar mbetet i bllokuar në retorike anakronike nacionaliste dhe me qëndrime idemadhe, të dëmshme dhe të rrezikshme në radhë të parë për vetë Shqipërinë”, thuhet në përgjigjen e Kotzias dërguar parlamentit, sipas mediave greke.

Kotzias ka theksuar se pala greke e ka si kusht të panegocueshëm heqjen e këtyre frazave nga librat shkollorë shqiptar. Ministri i Jashtëm grek ka theksuar tekstualisht se: “Qeveria greke ia ka bërë të qartë palës shqiptare se problematika në fjalë është e papranueshëm nga çdo pikëpamje që të jenë në përmbajtjen e librave shkollorë dhe duhet të hiqen në mënyrën më të shpejtë të mundshme”.

Gjithashtu Kotzias ka bërë me dije se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt madje brenda këtij muaji, kur komisioni dypalësh i ekspertëve do të rimblidhet në Athinë. “Pas një këmbëngulje të gjatë nga ana e palës greke për vazhdimin e zgjidhjes së problematikave brenda kronoghramit të saktësuar, pala shqiptare ra dakord që takimi i ardhshëm i Komisionit të Përzier të Ekspertëve Greko-Shqiptar të kryhet brenda 15 ditëshit të dytë të muajit shkurt në Athinë”, ka deklaruar Kotzias.

Nga këmbëngulja e palës greke për rimbledhjen e komisionit dypalësh brenda muajit shkurt bëhet e qartë se deri më tani pala shqiptare nuk e ka pranuar një pretendim të tillë, ndaj edhe Greqia është duke bërë presion.

Në hartat greke shumica e zonës ku shtrihet Çamëria emërtohet Thesproti dhe Etolo-Akarnani. Janë emrat e dy qarqeve zyrtare që përdorin grekët për krahinën e Çamërisë. Nuk duhen harruar edhe deklaratat e para pak kohe e Kotzias në televizionin shtetëror grek që nuk ekziston asnjë çështje Çame. Pra pas mohimit të genocidit çam nga Greqia kërkohet edhe fshirja e tyre nga harta.

Popullsi çame nuk ka për grekët, as krahinë çame s’ka se ka Thesproti dhe Etolo-Akarnani, por ama valle çame ose “çamiko” siç e quajnë ata ka edhe është një nga vallet me të cilat grekët e veriut krenohen. Pak absurde por ballkanase. Një popull që sipas grekëve ekziston vetëm në emrin e një valleje!

Kujtojmë se bisedimet shqiptaro-greke për zgjidhjen e shumë mosmarrëveshjeve të vjetra midis dy shteteve kanë kohë që kanë filluar. Takimet midis dy ministrave të Jashtëm Bushati e Kotzias, në Kretë e në Korçë, i kanë dhënë një rrugëzgjidhje shumicës së këtyre problematikave. Nga palët është rifillimi i punimeve për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë gjatë luftës italo-greke në vitet 1940-41.

Gjithashtu është rënë dakord njohja e patentave shqiptare të makinave në Greqi, njohjen e vulave apostile shqiptare, rishqyrtimi i teksteve shkollore që përdoren në Shqipëri, si dhe furnizimi i minoritetit grek në vendin tonë me libra të posaçëm nga Athina. Po kështu edhe për dy çështjet madhore si abrogimi i Ligjit të Luftës dhe një Pakt i ri Detar është thënë se edhe ato kanë marrë një zgjidhje, shkruan Shqiptarja.com.

Ligji i Luftës është pranuar të abrogohet nga grekët, ndërsa për sa i përket marrëveshjes detare, Greqia ka pranuar se në atë të 2009 me Berishën është gabuar në dëm të Shqipërisë. Kështu pala greke i ka pranuar që t’I llogarisë gjiret si të mbyllura dhe se matja do fillojë jo nga shkëmbijtë e pabanuar si në 2009, por nga ishujt e banuar. Greqia do shtrijë Zonën Ekonomike Eksluzive të saj në 12 milje, por duke përcaktuar “vijën e mesme” në ato vende që hapësira është më e vogël.

6 Comments

    1. a duhet te kuptojme dinamiken e zhvillimit baze te vertetes dhe pershtatemi me te verteten qe te jetojme me te vertetat e saje dobin zgjilljet suksesin thotë:

      veprimet e marrveshjes per detin dhe ulurimat per te zhdukur ceshtjen came eshte hov zgjimi kombetare per referendum popullore populli pa shtet permes diaspores sepse shteti sna pyeti po ashtu nje referendum te plotesuar ,per bashkimin etnik gjitha bashke me emrat e 15 milion shqiptareve tua veme mbi tavolin atyre qe na coptuen ,duke ju thene jemi kombi shqiptare na coptuat shkatrruat me dhun duam te drejtat tona sic i keni vete per vetet e juja ,kjo duhet te ndollin sesben sepse shteti qe na perfaqson nuk eshte i joni sepse nuk mbron perfaqson dhe zgjill te drejtat kombetare dhe e mbyllin cdo ceshtje permes korrupsionit sikur populli i ka pranuar gjithcka nderkohe qe nderi prona jeta eshte e shejte dhe gjitha jan grabitur,e kur zeri kombit behet aktiv ,forca padrejtesise korrupsionit te organizuar ndaj nesh zhduket

  1. Ne fakt eshte njelloj sikur te themi per Dropullin, territore greke ne Shqiperi…Epiri nuk eshte grek por ne veriun e tij shqipetar…se themi Vorio Epir apo Epiri i Veriut nuk ka diference..eshte shqipetar njelloj…

  2. Andi ti e ke shkruar kete?! Ne Greqi ka edhe valle qe quhet zeibekiko, hasapiko, po nuk ka krahina ne Greqi qe quhen te tilla. Prandaj mos ja fut kot me arsyetime alla-shqiptarçe.

  3. a duhet te kuptojme dinamiken e zhvillimit baze te vertetes dhe pershtatemi me te verteten qe te jetojme me te vertetat e saje dobin zgjilljet suksesin thotë:

    un mendoj ta zevendesojme me opinjonin qe grekerit shprehen per turqit ,ku greku me i mire eshte greku i vdekur,dhe arsyeja eshte kjo je grekerit ,nuk njohin me drejtesin faktet historin keta duan korrupsionin e organizuar keta duan lufte ,keta duan shkatrrimin njerzore keta duan cdo te keqe qe ndonjehere gjate historise njerzore i eshte degjuar emri ,sepse padrejtesia kur zhvillohet keta cilesi ka vetem kosto dhe negativitet,,tashme jo te pranojme si komb hyrjen ne evrop por fuqishem evropes ti kerkojme llogari diaspora ne emer te kombit shqiptare te detyrojne greqine te njohe ceshtjen came territoret shqiptare dhe te mos guxojne te tentojne te prekin pasurit kombetare permes korrupsionit te organizuar se shum shpejt ,prendimi ka nje pike qe smund ta depertojne qe ose ti nenshtrohet te drejtes hakut ,ose ti nenshtrohet rusis kines indise ,arsyeja ,sepse ato moren eksperiencen tuaj te te fortit,fuqin e arriten ,dhe tani ndollen ne veprimin aktiv per hapesir strategji,qe ato do tu kundervihen lluneshem,me cdo mjet,por ajo kundervenie do tu zhvesh dhe ju nga te drejtat,,keshtu duke u shkatrruar gjithcka kush perfitoj,askush,ja nje hadith profetik i thene perpara 1400 vitesh, per kuptimin e nenshtrimit njerzore vullnetit zotit ose fuqis se te fortit ,hadithe ekziston i sakte un thash kuptimin ,e tije te pastert ua tregojne ato qe e dine ,ta shohim kete kuptim nenshtrimit te vullnetit zotit ,nese dikush ,deshiron ta dije meditojne le te lexojne kurane dhe synet le te pyesin dietaret ne detaje dhe ne perfundim do binden se duke ju nenshtruar vullnetit zotit njerzimi ndjehet mire dhe i shpetuar ne cdo detaj pikpamje ,kurse duke ju nenshtruar forces te te fortit kjo vjen nga padrejtesia dhe padrejtesia ka cilesit e saje pa asnje pozitivitet,kjo na mbeti te gjitheve ne dore autoreve te keti zhvillimi dhe autoreve ,perkujtues dhe orientues ekujlibrues,duke ju mundesuar botkuptimin per vlersim ,bindje ndarje problemes dhe pranim zgjilljesh,,ku kjo eshte nje rrug ngushtice permes pranimit te nenshtrimit permes forces dhe shkatrrimit,por eshte dhe mundesia dyte shpetuese permes largimit nga padrejtesia dhe pranimin ti nenshtrohemi vullnetit zotit te drejtes hakut ,,rrug te meseme nuk ka,sepse keshtu perplasen palet pacmangeshem ne debat mirkuptimi ,ku sejcili shpalos pretendimet ,dhe kundershtimet duke i kaluar sejcili ne siten e interesit vet por kur te arrin te pika kuptimit te domosdoshmerive ,qe sejcili si don veten duhet te duaj dhe tjeret eshte pika prehjes qetesise dhe kuptimit mundesise qe vec ullzimi zotit e shpjegon ,njerzimi po terhiqet domosdoshmerisht drejte ,mundesise se pare shpetuese arsyes ,dhe mundesit te cilat ekzistojne,per cfar ndollet ne doren njerzore ,keshtu qe zoterinje grek mundohuni te kuptoni te jetoni me dinamiken e zhvillimit ,e thene shkurt drejtesia haku e verteta eshte vetem dobi pozitivitet,zgjillje siguri ,kurse padrejtesia vetem dem humbje shkatrrim ,kapitullim nuk ka trium as fitore ,mos u zhgenjeni me padrejtesi po jua kujtoj ne kohe jo per tjeter por te mos ju rritet kostoja ,ne demin tuaj ,ne cdo pikpamje,e bera ket komente sepse ju dua te miren te gjitheve dhe nuk deshiroj asken te shoh ne vuajtjen e ndeshkimit te padrejtesie nga zoti botnave per te padrejtet duke ju kujtuar behuni njerez qe thelle kuptojne te zgjuar dhe behen shpetues per veten shpirtin e tyre por ju siguroj qe padrejtesia nuk ju shpeton as ne kete bote as ne boten tjeter ,ajo qe na shpeton eshte ne cdo pikpamje eshte drejtesia haku ullzimi zotit,pa pik as presje ,ju ftoj te gjitheve nemeditim ,vlersim bindje te raliteteve ne marrveshje mirkuptim ,permes te vertetes drejtes hakut ,ju ftoj ne zgjillje ,gjalleri shprese shpetim jo humbje dhimbje kapitullim ndeshkim ,kjo me shum eshte nje forme lutje ,jo detyrim mbasi jeni ne kohen e duhur dhe mundesive edhe per tu largu nga padrejtesia edhe per ti kthyer te drejtat tjereve edhe per ndihmese edhe per organizim mendimesh marrveshje me drejtesi hak ne mes permes reciprocitetit merites vlereskeshtu qe ju zoterinje grek ne kete dinamik zhvillimi ,ekonomin shqiptare nuk keni shanese per ta grabitur ,por ne zhvillimet qe dovine ju bashke me tjeret ose do tu ktheni te drejtat shqiptareve ose vala e malle e perplasjeve qe do ti godas te gjith do tu shkatrrojne te gjitheve ,te pakten ne dinamiken e pergjilleshme sejcili te shohe pozicionin e vet te drejten hakun tua njohin dhe tjereve te kontribojne per paqen ,kudo qe paqa te vijne ne mezin tone ,sepse qe nga krijimi dobit jan te nderthurura ne unitet duke u bere gjith ndihmes dhe plotesues po ashtu dhe problematikat dhe zgjilljet vin ne unitet dhe askush nuk i zgjill dot i vetem por duke u kercenuar gjitha elementet e domosdoshmerise ku varet jeta per te gjith ne cdo pikpamje ,po ndergjegjsohen te gjith qe drejtesia haku e verteta duhet te jene prezente nder ne ,ne shumicen njerzore qendron te drejten e duan te gjith per veten sepse u krijum me te kurse padrejtesine e urrejne te gjith edhe ato qe tjereve u bejne po tu behet,,ato qe bejne padrejtesi jane pak nje grup interesash ku edhe nje pjese te tyre e kan kuptuar ralitetin shpresoj qe dhe ju te bindeni dhe jepeni mesazhin e mire te vertetes drejtes hakut vet pa ju detyruar tjeret dhe ta praktikoni te paret,,nese deshironi nurmalitet paqe dobi bashkjetese harmoni qe i pergjigjet cdo situate te veshtire njeresve sepse vlerat meshira ndihmesa humanizmi dashuria jane elementet e drejtese dhe dobise qe kure zhvillohen behen ndihmese dhe lehtesuese te jetes njerzore ne tokeallurimi zotit po ashtu zoti zbret meshiren rriskun paqen mbi ne duke u ndier gjith mire dhe perfituar te gjithe,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu