• |
ide | kryesore

Kundërshtoi hapjen e negociatave, Kotzias reagon ashpër ndaj Macron

Lajme



Ish-ministri i punëve të jashtme greke, Nikos Kotzias ka thënë se presidenti francez, Emannuel Macron do të jetë përgjegjësi i vetëm për çdo zhvillim të pakëndshëm në rajon pas refuzimit të çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Kotzias shkruan se duke kundërshtuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut, Macron po minon marrëveshjen e Prespës, të arritur ,e Greqinë pas një shumëvjeçari marrëdhëniesh të tendosura për çështjen e emrit.

Statusi i Kotzias

Pas vetos së Macron, një është përfundimi: Ai po minon marrëveshjen e Prespës dhe më pas citon rezultate negative të minimit të vet si justifikim. Prandaj do të jetë përgjegjës për çdo zhvillim të pakëndshëm në rajon.

Javën e shkuar, Këshilli Evropian nuk mundi të arrijë unanimitetin e vendeve anëtare për dhënien e dritës së gjelbër për hapjen e negociatave me dy vendet kandidate nga Ballkani Perëndimor. Vendet që mbajtën një qendrim refuzues ishin Franca, Holanda dhe Danimarka. Macron u shpreh se progresi i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut ishte i pamjaftueshëm për të pranuar avancimin e rrugëtimit të tyre evropian. Kreu i shtetit francez vuri theksin edhe tek nevojshmëria për një reformim të brendshëm të BE-së para nisjes së një tjetër faze të politikës së zgjerimit. ©Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *