• |
ide | kryesore

Skandali me autostradën Tiranë-Elbasan, dëshmon në prokurori ministri i Ramës

Lajme
Gjiknuri.jpg



Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri, ka mbërritur pak më parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për tu pyetur nga organi i akuzës, lidhur me hetimet për segmetin rrugor Tiranë-Elbasan.

Gjiknuri ishte ai që kallëzoi skandalin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Kështu, pas arrestimit të tre ish-zyrtarëve të ARRSH dhe dëshmive të ish-ministrave si Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj, Gjiknuri do të jetë ministri i 3-të i Transporteve që do të pyetet nga organi i akuzës.

 

Dëmi i përllogaritur nga Prokuroria për abuzimet me tenderët dhe amendimet e kontratave me kontraktorët shkon në 37 milionë dollarë. Më herët në organin e akuzës ka dëshmuar Afrim Qendro, i komanduar si Drejtor i Autoritetit të Rrugëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *