• |
ide | kryesore

Flet nipi i Hasanbelliut, Igli Hatia: Në lokal “Focus” qëndruam 1 ditë para sulmit me armë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Igli



Igli Hatia alias Metushi, njëri nga nipat e Geron dhe Erjon Hasanbelliut, është marrë në pyetje lidhur me atentatin e ndodhur në Janar 2022 në “Don Bosko”, duke deklaruar se kishin pikasur më parë dy vëllezërit Gentjan dhe Indrit Beqiraj.

Madje sipas Igli Hatia, pjesë filmimi të dy vëllezërve Beqiraj, të cilët u ishin vënë në ndjekje i janë dorëzuar Policisë së Tiranës dhe policisë Belge nga daja Erjon Hasanbelliu dhe i vëllai.

Sipas Igli Hatia, dy dajat e tij Geron dhe Erjon Hasanbelli janë orgjinë nga Patosi, dhe kanë në hasmëri me Kasandër Noga. Për t’ju shmangur ndonjë hakmarrje të mundëshme jetojnë kryesisht jashtë Shqipërise, ndërsa gjatë qendrimit në vendin tonë ata kane qëndruar kryesisht në Fier dhe Tiranë.

“…në qytetin e Fierit ata kanë marrë me qira një banese private në lagjen Bishanak, afër shinave të trenit, ndërsa në Tiranë Erjon Hasanbelli, ka marrë me qira një aparatament tek stacioni i fundit i Tiranes së Re…”-thuhet në dëshmi.

Sipas deklaruesit Igli Hatia, daja i tij Erjon Hasanbelli ka qenë në Shqiperi në muajin mars ose qershor 2021 dhe është larguar nga Shqipëria disa ditë, pas ngjarjes së ndodhur në “Don Bosko”, Tiranë.

Qëndrimi në Bar “Focus”

një ditë para sulmit

Ndërsa daja tjetër Geron Hasanbelli në dijeni të tij, gjatë kësaj periudhe kohore ka qënë në Belgjikë.

“…gjatë përidhës kohore nëntor, dhjetor 2021 dhe janar 2022, ai dhe vëllai i tij Ani Metushi takoheshin pothuajse çdo ditë me Erjonin Hasanbelli dhe të tre ata frekuetonin rregullisht lokalin “Baf Kafe Focus”, në rrugën Don Bosko, Tiranë, i cili është në pronësi të E. Adushaj, me të cilin kanë njohje dhe shoqëri. Erjoni shoqërohej gjithmonë nga shoku i tij Rezart Xhelaj…”-tregon Hasanbelliu.

Më tej Igli Hatia shpjegon se:

“…për shkak të problemeve që dajat kanë, ata mundoheshim të ishin të kujdeshem dhe vigjilent. Makinat e tyre ata i parkonte te parkingu përpara lokalit. Gjatë muajit nëntor dhjetor 2021 ai deklaron se kanë vënë re që te lokali shkonin persona të dyshimtë, të pa njohur për ta, të cilët qëndronin vetëm. Gjithashtu, ai deklaron se ka vënë re që në momentin që ata futeshim ose dilnim nga lokali, në rrugë lëviznin mjete me xhama të zinj, por nuk kan mundur që të fiksojnë targat e tyre. Ata kanë patur dyshime se mund tu ndodhte ndonje gjë e keqe, por jo ndonjë gjë konkrete. Kujtoj, që ai ka qenë për herë të fundit në lokalin “Fokus”, një ditë para ngjarjes, pra në datë 3 janar 2022, së bashku me vëllain e tij Ani Metushin. Atë ditë pasi kanë ardhur nga Vlora në Tiranë ata janë futur te lokal “Focus”, dhe aty kanë gjetur dajën Erionin i cili ishte i ulur në një nga tavolinat e katit të parë (me pamje nga rruga) me Enon dhe një ose dy persona te tjerë, të njohur të tij. Edhe ata janë ulur në tavolinë me ta, dhe kanë qëndruar pak minuta dhe me pas janë ngitur dhe larguar të gjithë. Ai dekaron se është larguar me vellain, ndërsa daja Erioni ështe larguar me personat që e shoqëronin. Me 4 janar 2023 ai së bashku me vëllain nuk kanë shkuar te lokal “Focus”, dhe me sa din, as Erioni nuk ka shkuar atë dite tek lokali….”-tregon në dëshminë e tij.

Ditën e ngjarjes në 4 Janar 2022, të gjitha makinat që ata dhe të afërmit e tyre kanë përdorur i kanë patur të parkuara te parkimi i lokal “Focus”, në “Don Bosko”.

“…Me sa kujtoj te parkingu atë ditë ka qenë i parkuar një mjet M. Benz A Clas me ngjyrë gri të erret me të cilin lëvizte Klodjan Koçi (kushëri i dajës), një mjet “Citronen C4” me ngjyrë gri me të cilën lëvizte Erjoni (daja) etj. Nisur nga ky fakt, pararësisht se në këtë ngjarje ka mbetur i vrarë një person tjetër, Erioni filloj që të ndjehej i frikësuar dhe vendosi që të mos dilte më nga shtëpia. Këtë shqetësim ai ia ka shprehur atij dhe disa ditë më pas ai është larguar përfundimisht nga Shqipëria. Ai deklaron se dhe ata kanë treguar kujdes dhe duke diskutuar me vëllain dhe lidhjet e tyre shoqërore, kanë dyshuar se objekt i këtij sulmi me armë mund të kishte qënë daja dhe ata vetën…”-thuhet në dëshminë e Igli Hatia.

Më pas, gjatë periudhës nga data 15 deri ne 20 janar 2022 ai së bashku me vëllain janë marrë me hapjen e një tabakino te kryqëzimi i “Astritit”, sapo kalon ishin karburant “Kastratin”.

Identifikimi i 2 vëllezërve Beqiraj kur survejonin

Ai kujton se nga fundi i muajit Janar ose fillimi i muajit shkurt të vitit 2022 te tabakino e tyre në “Astir” kanë parë që kalonin shpesh herë në këmbë dy persona të moshës rreth 30 vjeç, të cilët ngjanin shumë me njeri-tjetrin. Në ditët në vijim, ata janë afruar si klinet duke blerë cigare dhe kanë hyre në komunikim me të dhe vëllain. Gjatë bisedave që kemi bërë me këta dy persona, ata janë shprehur se ishin nga Durrësi, dhe vinin në Tiranë për të shitur peshk.

Në një nga ditët në vijim ata na ftuan që të ulëshin për kafe te lokali ngjitur me tabakinon, por ata nuk janë ulur. Për disa ditë i kanë parë këta persona afër tabakinos, te lokali ngjitur me tabakinon, si dhe te kompleksi i pallateve mbas tabakinos, ku ai dhe vëllai uleshin.

Atij i kanë rënë në sy dhe kanë filluar që të dyshonin se ata i ruanin. Kjo situatë ka vijuar nga janari deri në mars 2022. Gjatë kësaj përiudhe kohore si datë nuk e kujton kur ai dhe vëllai i tij po parkonim mjetin e tyre kanë pare që disa minuta më vonë, pas mjetit të tyre është parkuar një automjet tip “Ford Fucus” nga të cilët kanë zbritur dy personat e sipërcituar të cilët ishin prezantuar si vellëzër.

Me kalimin e kohës po bëhej si rutinë fakti që aty ku uleshin ata qëllonin dhe këta dy persona. Kjo u ka krijuar dyshime dhe në atë kohë kanë siguruar në rrugë private pamjet filmike të kamerave të sigurisë së lokalit afër tabakonos, në pronësi të Renato Rapaj.

Në këto pamje vihet re moment kur këta persona shfaqen pas tyre. Këto pamje filmike janë marrë nga vëllai I tij shtetasi Ani Metushi, i cili ndodhej në Belgjike dhe me sa ai i ka thënë ua ka vënë në dispozicion edhe autoriteteve Belge.

Gjithashtu, shtetasi Igli Hatia deklaron se pasi ka parë fotot e vellezërve Indrit dhe Gentjan Beqiraj të publikuar në media, ka krijuar bindjen e plotë që këta dy shtetas ishin pikërisht personat që ai ka parë të vinin shpesh here tek tabakino e tij.

Në muajin Qershor 2022, dajës së tij Erjon Hasanbelli i kanë bërë një tjetër atentat me armë zjarri në Bruksel, Belgjike, ku si autorët të dyshuar të kësaj ngjarje autoritet Belge kanë indentifikuar dhe arrestuar shtetasin Kasandër Noga, si dhe një person tjetër i cili është shpallur në kërkim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *