• |
ide | kryesore

Gabby Allen në lidhje me një njeri me ngjyrë, fansat e sulmojnë (FOTO)

Paparazzi, Slider



Gabby Allen së fundmi është vendosur në një situatë shumë stresuese pas akuzave që ka marrë nga fansat e saj.

Modelja prej kohësh është e lidhur me reperin Marcel Somerville dhe sipas postimeve të Gabb-yt në Insta i kemi parë të dy të shkojnë shumë si dy zogj të dashuruar, por ja që jo të gjithë e përjetojnë mirë dashurinë e dyshes.

26-vjeçarja është prekur nga komentet që ka lexuar në një artikull që e ka shtyrë të bëjë një status ku shkruan se ka arritur në atë pikë sa ka filluar të qajë për këtë çështje.”Po lexoja komentet në një artikull, nuk dua ta them tek i cili sepse ata janë mizorë dhe do ishte turp për mua t’i bëja reklamë. Në fakt më bëri të qaj. Nuk e di pse hapa t’i shikoja komentet, por pasi pashë njërin koment, u intrigova.

Më habit fakti që njerëzit mendojnë se kanë të drejtë të bëjnë komente abuzive, mosrespektuese, raciste për dikë tjetër. A nuk kanë ata familje ose miq që nëse do merrnin këto komente do lëndoheshin?”, shkruan Gabby.

Sido që të jetë Gabby dhe Marcel janë shumë të lumtur pranë njeri-tjetrit dhe sipas burimeve të afërta të çiftit ata kanë në plan që së shpejti ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

sry_45.PNG



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *