• |
ide | kryesore

Çmenduri në autostradë, policia ndalon ‘Audin’ me shpejtësi 213 km në orë (VIDEO)

Lajme, Të fundit

Si cdo fundjavë policia rrugore nuk i ka kursyer shoferët që e tepërojnë me shpejtësinë.  Një i ri është ndaluar nga policia rrugore gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës, pasi është kapur nga radari në autostradën Tiranë-Durrës duke udhëtuar me shpejtësi të frikshme.  Arsyeja që ai i ka dhënë policisë për shkak të shpejtësisë është befasuese.

‘Me radar për të evidentuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej limiteve të lejuara. Drejtuesi i mjetit Audi V8 me 213 km/orë. Nuk i ndalon patrullës së policisë me Radar pas shenjës për të ndaluar, por ndalon pasi i ka dale patrulla tjetër e policisë rrugore tek sheshi “Shqiponja” Arsyeja: Shpejtoja se më pret shoqëria për të festuar në fundjavë’, shkruan Policia e Shtetit në Facebook.

1 Comment

  1. Nuk ka faj ai por policia qe nuk i heq perfundimisht patenten dhe sekuestron makinen per minimumi 6 muaj.
    Ah harrova, edhe gjoba duhet te jete shume e kripur rreth 200.000 leke (te reja).
    Le ta shohim nese do te eci shpejt ai “piloti”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu