• |
ide | kryesore

VIDEO/ Humbet Napoli, 6 gola në “San Paolo”

Sport



Roma e ka mposhtur bindshëm 4-2 Napolin në shtëpinë e tij, stadiumin “San Paolo” duke i dhënë një goditje të fortë shpresave për fitoren e titullit kampion. Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë duke shënuar me Lorenzo Insigne në minutën e 6-të. Roma reagoi shpejt dhe pas vetëm një minute barazoi rezultatin në 1-1 me Cengiz Under.

Super-Edin Dzeko përmbysi gjithçka. Sulmuesi boshnjak shënoi 2 herë në minutën e 26-të dhe 73-të për ta çuar në 1-3 rezultatin. Golin e katërt për Romën e realizoi Diego Perotti. Në fund të takimit Mertens realizoi golin e fundit në këtë takim duke i çuar shifrat në 4-2.

Napoli e ruan kryesimin në Serie A me 69 pikë, një më shumë se Juventus që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Roma ngjitet në vendin e tretë me 53 pikë, një më shumë se Lazio që është e katërta dhe dy më shumë se Interi në të pestin.

https://www.youtube.com/watch?v=nAdDoTN_0cU



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *