• |
ide | kryesore

Analiza e GdS/ “Tango” argjentinase në Wembley, “Zonja” shkon në çerekfinale të Champions

F1, Sport



“Kur e ke klasin, mjaftojnë pak minuta për të mbajtur ritmin e Champions League”. Kështu e nis analizën e saj “Gazzetta dello sport” pas fitores së bujshme 1-2 të Juventus përballë Tottenham në Wembley të Londrës. Ishin argjentinasit

Higuain dhe Dybala që bënë gjithçka në 3 minuta për ta çuar Zonjën në parajsë kur dukej se ishte e destinuar të eliminohej. Juve ishte dobët në pjesën e parë, por u ringrit falë dy lojtarëve të saj të klasit pavarësisht barazimit 2-2 të ndeshjes së parë.

“Ishte një pushtim i tempullit të futbollit anglez. Wembley në fund u bë bardhë e zi nga gëzimi i tifozerisë së shumtë të italianëve që kishin udhëtuar drejt ishullit. A është e vdekur Zonja e vjetër? Për këtë ju tregojnë më shumë “Spurs”- at” – shkruan Gazzetta duke e mbyllur me fjalët: “Ëndrra Champions vazhdon…”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *