• |
ide | kryesore

Justin nuk ndalet, sërish tenton të bëjë xheloze Selenën

Paparazzi, Slider



Selena dhe Justin u ndanë vetëm pak muaj pasi ata ishin ribashkuar. Sipas Us Weekly, mamaja e Selenës nuk e pëlqente Justin dhe nuk kishte besim te ai, nga ana tjetër familja e Justin e do shumë Selenën. Ata vendosën të kalonin disa kohë larg njëri-tjetrit, deri sa gjërat të stabilizoheshin.

Ndërkohë që Selena shijonte pushimet në Sydney me miqtë e saj, Justin u pa në shoqërinë e një vajze tjetër, e cila në media u përfol si një “bjonde misterioze”. Bëhët fjalë për modelen Baskin Champion. Sipas ET, Justin po del me modelen vetëm për të bërë Selenën xheloze. “Selena po argëtohet me miqtë e saj dhe Justin dëshiron t`i tregojë që mund të bëjë të njëjtën gjë. Me siguri dëshiron të bëjë Selenën xheloze”, -tregon një burim për ET.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *