• |
ide | kryesore

“Reforma në drejtësi ka një kundërshtar serioz, i cili rastësisht ka qëlluar të jetë dhe kryeministër”

Lajme, Të fundit



Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi i është përgjigjur Edi Ramës, pas deklaratës së këtij të fundit pas shkarkimit të gjyqtarit të Kushtetueses.

Sipas Patozit, Edi Rama është ai që e komprometon reformën në drejtësi.

“Që nëse reforma në drejtësi e ka një kundërshtar serioz në Shqipëri, ai është kryevetinguesi, kryereformatori, kryparlamentari, kryeprokurori, kryegjykatësi, kryeredaktori i përgjithshëm i mediave dhe kryearkitekti, jo vetëm i fitoreve tona, por edhe i godinave, rrugëve dhe shesheve të vendit”, shkruan ndër të tjera Patozi.

Postimi i Patozit

JA KUSH E KOMPROMENTON REFORMËN NË DREJTËSI

Mjafton të lexosh këtë status dhe e ke fare të lehtë të arrish në përfundimin tim.

Që nëse reforma në drejtësi e ka një kundërshtar serioz në Shqipëri, ai është kryevetinguesi, kryereformatori, kryparlamentari, kryeprokurori, kryegjykatësi, kryeredaktori i përgjithshëm i mediave dhe kryearkitekti, jo vetëm i fitoreve tona, por edhe i godinave, rrugëve dhe shesheve të vendit.
I cili, rastësisht, ka qëlluar të jetë edhe kryeministër. Edi Rama pra, dora vetë.
A mund të më thotë dikush se çfarë pune ka ky tipi, që duartroket dhe mburret për suksese, që edhe nëse janë të tilla, nuk janë fare të tijat?
Dje ishte në ekstazë për shkarkimin e një gjykatësi të Kushtetueses, a thua se e kishte ndjekur prej vitesh dhe gjetur vetë në shkelje.
Ndërkohë që shqiptarët e kanë votuar dhe e paguajnë që të merret me punë të tjera, të cilat, pa ashnjë dyshim, ka 5 vjet që i katranos.
Dhe pyetja është, çfarë të drejte ka ky zotëria që të krenohet e të shesë shtrenjtë apo lirë rezultatet e një reforme të rëndësishme, për të cilën kemi qenë dakord të gjithë?
Unë dhe Edi Rama kemi pasur secili nga një votë si mundësi për të shprehur mbështjen tonë ndaj vetting–ut, pavarësisht pozicioneve politike, që kemi pasur atëherë apo kemi aktualisht.
Ndaj, nëse unë kam zgjedhur që të ndjek me vëmendje dhe të pres me durim ndonjë rezultat pozitiv të reformës në drejtësi, e përçmoj stilin imponues dhe triumfalist të kryeministrit, i cili me padurimin dhe mospërmbajtjen e tij është realisht argumenti më i mirë i rezervave, jo vetëm të opozitës, për atë që po ndodh sot me sistemin gjyqësor në Shqipëri.



3 Comments

  1. Sa qesharak qe eshte bere ky Patosi! Puna e pare PD kurre s’ka patur moral! Lindi e vdekur- tha Trebeshina! Servilosja ndaj Berishes e ben shume fallco te gjithe aventuren per te marre Partine -mafie ne dore! PD u krijua per te shkateruar Shqiperine per te vjedhur dhe per ta bere Serbi! Ky palo demokrat duket shume qesharak!

  2. o ti lart qe komenton nga qenefi negjmije.vetem beton ne bunkerin ne surrel ka rama 500 mij euro,shto dhe dozen tre mij euro kokain ne dit.

  3. Eshte e pa sens e pa logjikshme te mos jesh entuziast per reformen ne drejtesi! Nuk me duhet turiri i kryeministrit se si reflekton, shqiptaret jane deshperimisht te pakenaqur me sistemin e drejtesise. Peversiteti i PD se keta gjyqtare jane te tanet nuk duhet te denohet e kete te thene publikisht eshte amoralitet shkatarues per kete parti kenete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *