Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar në Facebook audion e avokatit të një prej të arrestuarve të protestës së Kukësit.
“Ka dalë se s’ka me ngrënë, as thesin e miellit. Po e them para gjykatës këtu. Nga këta klientë që unë përfaqësoj unë jam vullnetar që t’i mbroj pa asnjë interes, dhe pa asnjë lek. Sepse këta nuk kanë bukë. Sepse unë kam parë një padrejtësi. Nuk flas të mbush xhepin me lek. Flas kështu sepse shoh padrejtësi. Kjo padrejtësi duhet të vihet në vend nga trupi gjykues. Ndalimi është i paligjshëm”, mësohet të jetë shprehur avokati.
Dëshmi nga gjyqi me dyer të mbyllura, thotë Basha. “Nga salla e gjyqit tani mund te sigurohen vetem audio. Urdhri politik eshte kunder transparences! Florin Onuzi me 3 femije te vegjel, pa asnje te ardhur. Avokati deshmon se ka patur terror ndaj femijeve gjate arrestimit. Florini protestoi per femijet e tij. Tani s’ka askend kush kujdeset per femijet”, – shkruan Basha.
Po dalin ne skene vullnetaret e Saliut si dikur ata te Enverit.