• |
ide | kryesore

Elvana Gjata sot në finalen e “The Voice Kids”

Paparazzi, Slider
elvana-gjata-750x445.jpg



Sot në mbrëmje është finalja e madhe e spektaklit të talenteve të reja në këngë, The Voice Kids. Siç e do patenta e kompeticionit dhe siç është bërë traditë tashmë, në çdo finale të spektaklit ka të ftuar këngëtarë shumë të njohur dhe të rëndësishëm të skenës në vend dhe më tej.

E ftuara e kësaj finaleje është këngëtarja Elvana Gjata e cila tashmë ka një karrierë që po zyrtarizohet sa vjen e më shumë ndërkombëtarisht. Elvana është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor pas publikimit të albumit të saj të fundit të titulluar “3” dhe pas publikimit të single-it “Off Guard” i cili erdhi si bashkëpunim me reperin Ty Dolla $ign.

Këngëtarja që po kryeson listat e klasifikimeve ndërkombëtare të muzikës do të jetë mbrëmjen e sotme, për të dhuruar spektakël, në skenën e The Voice Kids.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *