• |
ide | kryesore

Reagon Bes Kallaku: Po ndjek rrugën ligjiore për “Gulf”

Paparazzi, Slider



Falimentimi i kompanisë “Gulf” krijoi një zhurmë të madhe mediatike gjatë këtyre ditëve. Falimentimi solli një dëm prej 6 milionë eurosh shtetit shqiptar dhe konsumatorëve të cilët kishin përfituar nga oferta e javëve të fundit nga kjo kompani për të marrë tollona nafte me çmim mjaft të reduktuar.

Por në këtë zhurmë, shpesh është targetuar edhe aktori Bes Kallaku i cili në muajt e fundit ka qenë imazhi kryesor i kompanisë dhe shumë prej ndjekësve të tij në rrjete sociale, nga admirimi që kanë për Besin e kanë besuar fjalën e tij dhe kanë shkuar për të blerë tollona në “Gulf”. Kjo ka bërë që disa prej tyre të mendojnë se Besi ka qenë i përfshirë në këtë aferë dhe tashmë pas dy ditësh erdhi edhe sqarimi i tij në Instagram.

“Sqarim: Ju bëj me dije se kisha rënë dakord që unë të isha imazh i kompanisë “Gulf” për një kohë prej 7 muajsh duke filluar nga muaji dhjetor. Gjatë këtyre ditëve e kam marrë vesh nëpërmjet medias për falimentimin e kësaj kompanie. Nisur nga dëshira dhe keqdashja e disa portaleve që lidhin figurën time kur njësoj si të gjithë të dëmtuarit edhe unë jam pjesë e këtij dëmtimi të imazhit tim moral dhe ekonomik. Më vjen keq për çdokënd të dëmtuar dhe të mashtruar nga përdorimi i imazhit tim. Mirëkuptoj këdo. Gjithashtu edhe unë do ndjek rrugën ligjore. Zoti ju rujt!” – ka përfunduar Besi fjalën e tij në Instagram.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *