• |
ide | kryesore

Spektakli ndjellakeq me kokat e prera nga vettingu

2, Arkiva, Ide

Publiku po kënaqet prej disa javësh me një spektakël të shëmtuar. Komisionet e vettingut po presin njëra pas tjetrës kokat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kalojnë dot testin, duke shpërndarë si trofe për kënaqësinë e turmave të irritura, apartamente të pajusifikura, shtëpi në bregdet që nuk dihet si janë blerë, llogari bankare që një njeri i thjeshtë i ka vështirë t’i kursejë gjithë jetën, borxhe nga familjarët dhe para të hedhura në harbime martesash.

I gjithë ky show po përcillet nga një pjesë e politikës dhe e mediave vendase si ora e së vërtetës së reformës në drejtësi. Diplomatët e huaj kanë filluar të thonë se më në fund vullneti dhe këmbëngulja e tyre po jep frytet e para, ministrja e Drejtësisë numëron e ekzaltuar emrat e atyre që janë përjashtuar nga sistemi, ndërsa kryeministri i shfrytëzon të njëjtët, përpara homologëve europianë, si trofe për të ilustruar përparimin e vendit nën drejtimin e Rilindjes.

Duke parë këtë shfaqje, me siguri që një shumicë qytetarësh të frustuar, të lodhur nga padrejtësia dhe dërrmuar nga mungesa e shpresës, mund të gëzohen duke besuar se era po fryn në drejtimin e duhur.  Ata mund të shpresojnë se mrekullia po ndodh, se të paprekshmit tani po paguajnë, se ata tek të cilët duhet të trokisnin me parà në dorë, tani po tregohen me gisht.

Por në fakt ka gjasa që të mos jetë kështu.

Sepse pikërisht fakti se e gjithë propaganda po fokusohet vetëm tek ndëshkimi, është një ogur i keq. Spastrimi, ndonëse në dukje i vështirë, dhe deri pak kohë më parë i paimagjinueshëm, është puna më e lehtë e ngritjes së një sistemi të shëndetshëm drejtësie. Sfida më e vështirë, ajo që jep garanci dhe shpresë afatgjatë është mënyra se si do të ndërtohen institucionet e reja, parimësia dhe profesionalizmi i njerëzve që do të integrohen në to.

Pikërisht këtë gjë tregon edhe historia jonë e 70 viteve të fundit. Sistemi shqiptar i drejtësisë ka pësuar dy tërmete të mëdha. Njëri me përfundimin e luftës së dytë botërore dhe ardhjen e partizanëve në pushtet dhe i dyti me përmbysjen e komunizmit dhe vendosjen e sistemit demokratik.

Në të dyja rastet spastrimi ishte pothuajse total. Por fatkeqësisht produkti ishte fatal.

Sepse edhe luftëtarët që drejtuan proceset me dyfek në dorë, duke i shndërruar kinematë e fashizmit në salla propagande kundër bashkëpunëtorëve të tij edhe juristët e plepave që ngriheshin në detyrë në bazë të dënimeve politike që jepnin, treguan të njëjtën gjë: se më i rëndësishëm sesa spastrimi i të vjetërve nga sistemi, është identikiti i të rinjve që do të hyjnë në të.   

Pikërisht me këtë sfidë po përballet për herë të tretë drejtësia shqiptare. Dhe duket se ne po përsërisim sërish të njëtin gabim.

Ne po ftohemi të konsumojmë me entusiazëm gjuetinë e shtrigave kundër atyre që po largohen, ne na ofrohet përdhosja e tyre publike, inventari i pronave që kanë fituar në kurrizin tonë dhe këtu shfaqja mbaron.

Komentet pas saj janë të gjitha njësoj. Arkitektët e reformës, të gjithë në kor, po bërtasin të entusiazmuar “fitore”, duke mbytur ata zëra të arsyeshmë që duan të ngrenë pyetjen se ç’do të ndodhë më pas?

Sa do të ketë në sistemin e ri studentë që kanë mbaruar shkollimin e tyre në universitetet më prestigjoze të perëndimit? A janë të mirseardhur ata?

Sa do të zënë vend aty njerëz që kanë respekt për të drejtat e tyre njerëzore dhe për privacinë e tyre dhe që vetëm kështu do të mund të japin garanci që do të jenë sensibël edhe ndaj të drejtave tona?

Sa do të mund të depërtojnë aty profesionistë me integritet, kontributi i të cilëve nuk do të matet nga devocioni që kanë treguar kundrejt atij që është në pushtet?   

Pikërisht mbi këto tema duhej të zhvillohej debati real mbi drejtësinë e re që mëtohet të ngrihet. Ai duhej të ishte i fokusuar të kualiteti i asaj që pritet të ndërtohet dhe jo tek anatemimi i asaj që po shkatërrohet.

Fatëkeqësisht, ashtu siç ka ndodhur edhe më parë, në Shqipëri, po triumfon gjuetia e shtrigave ndaj të djeshmes, përpara preokupimit për të nesërmen.

Dhe ky është sinjali që duhet të na shqetësojë.

Sepse as deklamimet e diplomatëve edhe qeveritarëve, as enumeracioni që ata i bëjë kokave të prera deri më tani, nuk janë një garanci për të ardhmen. Në të kundërtën, ato mund të jenë spektakli zhurmëmadh që na pengon t’i shohim rreziqet e saj.

©Lapsi.al

18 Comments

  1. Andi i ka te gjitha gati pergjigjet per ngjarjet qe do te ndodhin dhe ato qe kane ndodhur! Ja ben Luli se jane shoke armesh “impotente”!

  2. Gjithsesi vazhdoj t’ju kujtoj se fjala ‘Rilindje’ qe perdorni duke iu referuar katrahures politike te Rames duhet shkruar ne thonjeza, sepse nuk do mgaterruar kurrsesi me Rilindjen e vertete te 1877-1900, qe me Lidhjen e Prizrenit e tutje.
    Kjo fare dykembeshish qe ka marre borxh kete term historik te Shqiperise e shqiptareve nuk ka asgje te perbashket, madje te kundert, me Rilindjen e vertete te patrioteve qe ne njohim nga vitt 1870 e deri nga 1912.

  3. Bravo Bushat!

    Ky ambasador do të mbahet mend gjatë në shqipëri sepse me sjelljen e tij ka qenë anti shtetit të vet dhe anti popullit shqiptar duke mbështetur një regjim droge e korupsioni.
    Por mund të jetë edhe ndryshe: Ose ai do të dënohet në shtetin e vet, ose ne qenkemi gabim për ato çfarë ka bërë në Shqipëri.

  4. Zoti analist ,nuk pjerdh amerikoni per muhabete katunaresh ballkanike . Megjithe perpjekjet e pseudoelites shqiptare per tu shitur si politikane ,juriste ,mediatiksa ,kapitalista ,amerikoni vazhdon dhe tall lesht me ta . Prandaj kot rezistojne kunder amerikonit pseudoelitat me moshe 25 vjeqare ,por duhet vetem ti nenshtrohen fuqise amerikone , se amerikoni kur tenton ti bosh si byth e squt nuk te ledhaton por ta rras hajdarmalluten .Nuk i shpeton dot t korruptumit as rusi ,as kinezi,as turku.

  5. Zoti Ibsen Elezi ,
    Fjala jote ne kuvendin e PD , sjell nder mend vitet 90.
    Ashtu flitej neper tribuna. Ishim pa bukè por plot shpresè dhe entuziazem . Ajo çfare shohim sot ne PD dhe ne vendin tone, eshte zhgenjim; Fruti i manipolimit.
    Shqiptaret munden te “gabojnè” ne zgjedhjen e perfaqèsuesve , por demokracia qe funksionon mire, korigjon gjithnje “gabimet”.
    Manipolimi eshte shkatrrimi i shpreses. Bashkèjetuam 75 vjet me lider te imponuar ; Enverin e zgjodhen armiqet tane te betuar , Serbo-Malazezèt. Diktatori zgjodhi Ramiz Alin. Nxenesi i Enverit na la te dera Fatos Nanon dhe Sali Berishen .Doktorri me djallèzi zgjodhi Luzim Bashen ne krye te PD .Sot Basha manipolon zgjedhjet me servilet e tije, ashtu si Rama . Kur te lodhet Basha si Berisha ,perseri do te gjendet nje tjeter sherbetor per sistemin!

    Zoti Ibsen, ju ne te drejten dhe me zemer folet per meritokraci e moral; po me guxim treguat se ndryshimi sot nuk pritet nga elitat e “vdekura”,si ajo ne PD .
    Drejtesinè nuk e sjellin ata njerèz qe e shkelmuan .
    Kur mbushet vendi me drogè e korrupsion, varferia sundon me dorè te hekurt .Kur pergjegjesit kalojnè siper skandaleve me justifikime, atèherè po na skonsiderojnè .Dhe nuk eshte e mjaftueshme te tregojnè se dinjiteti i tyre eshte shuar . Ata (politikanèt) edhe po te duan sot, askurrè nuk munden te ndryshojnè sepse pesha e korrupsionit i ka bere rrafsh me tokè, dhe per mos rènè ne “gropen e zezè” jane ç’veshur nga çdo virtyt.
    Partit politike; PD,LSI ,PS, prej vitesh vuajnè nga kanceri i drogès dhe i korrupsionit.
    Kur ju zoti Ibsen ,denoncuat Paloken per makinen me vlere 150 mije euro , o tjetrin me vilè luksoze 450 mije euro, ne mendje kam se Basha eshte kryetari i tyre, dhe si rregull nèpunèsi pothuajse kurre nuk ja kalon shefit, as nxenèsi dembel profesorit .
    Kur mohohet liria e zgjedhjeve ,vjedhen tendrat.Kur shembet teatri o pallati, vjedhet toka dhe pastrohen parat e korrupsionit/krimit ,keshtu shumè-fishohen vlerat monetare, por edhe xhepat e popullit varferohen kur paguhen 14,5 milion euro ne emer te vjehrrit . Kur Basha eshte akuzuar per 220 milion euro korrupsion, dhe i ka shpetuar drejtesisè me rraporta mjeksore. Njerèzit pyesin; Cfare kuptimit ka fjala moral ne PD ? Ata munden te akuzojnè Ramen, se po ruan Balilin, si te tjeret per drogè e korrupsion .Por punet e pista i kane bere vet Basha dhe Berisha . Akuzave, se Rama ka 200 milion euro te investuara ne kompani offshore (sipas OSBE).KM del e ja fishkullon me rradhè skandaleve nga“Lazarati”,CEZ e deri te “piramidat” etj .Eshte kjo skena shqiptare ku luhet teater tash 27 vjet, dhe gjithenje duan te na fusin ne film per te luajtur rrolet e budallenjeve!

    Nuk eshte rastèsi zhgenjimi per ata qe shpresuan te Sali Berisha dhe Lulzim Basha, kur benin teater me “çadren liria”, derisa Rama dhe Meta aprovuan amnistin ne parlament per ti shpetuar drejtesisè. Pikèrisht skandalet qe rendojnè sa mali mbi shpatullat e politikes. Veprim ky i kordinuar mes parlamentareve dhe presidentit Nishani; sa antikushtetuese, aq tallje e poshterim ndaj popullit te varfer .Zakonisht faqet e zeze ne histori jane si keto te politikes postkomuniste !! Edhe per mè skeptiket rasti ka demostruar se politika e korruptuar bashkèpunon. Dhe para se gjithash per ti shpetuar burgut, per rrjedhoje shpetojne edhe miliarda dollare/euro te vjedhura!

    Sot eshte prishur ekuilibri, valet e detit kane nxjerr ne breg nje peshk, po kjo nuk do te thote se ka filluar “gjuetia” e peshkaqenève. ( Ajo nis kur njerezit e ndershem te marrin ne dore fatet e vendit).
    Tahiri eshte “çiraku”,sot zanatçit jane shume te frikesuar, sepse toka do te lekundet, dhe termeti shtate ballèsh do te trondisin themelet e politikes se kalbur .
    Mafia eshte e rrezikshme sa ideologjia komuniste!Varferia, droga dhe korrupsioni jane diktatura . Shqiptarit i duhen 40 mije vjet pune per te fituar 200 milion euro ,aqsa nje politikan i gjatè i ka te fshehura neper banka! Ne ketè pikè, ç’kuptim paska konkurrenca, o ekzistenca kur fatet e jetes vendosen nga kater persona ,edhe per qindra breza qe do te lindin?!
    Sistemi i vjedhjeve rendon mbi kurrizin e shqiptareve aqsa shpresa per lumturi duket si e vdekur. Atehere eshte e kote me u ngop me lugen bosh, kur rregjimi i sherben kater politikaneve dhe kater-pese oligarkeve me grupet e tyre, te cilet pasurohen me djersen dhe gjakun e shqiptareve. Thuhet se ndonjeher edhe durimi ka kufi !
    Shitet o falet deti ,abuzohet nga qeveria Rama-Meta per 850 milion dollare (KLSH,2017) ,por fatkeqesisht kjo eshte berè normalitet per “opoziten” e cila ferkon duart duke pritur rradhen e qeverisjes ,(vjedhjeve) !
    Per keto arsye, sot jemi akoma ne udhekryq mes lindjes dhe prendimit,edhe kjo eshte per fajin e politikes dhe jo te shqiptareve. Neper vite e prishen endrren; “E duam Shqiperinè si gjithè Europa”,sot po tentojnè te vrasin shpresat .
    Jemi populli mè proamerikane ne bote , por ambasadori i SHBA sulmohet ashper nga PD . Duam te shkojme ne Europe, dhe ambasadorja BE akuzohet me shpifje nga me te ultat po nga PD. Qeveria shpif nepermjet mediave kunder zotit Gunther Krichbaum ,edhe ne OKB, Edi Rama voton kunder SHBA dhe pro Turqisè ,etj! Ja si ndodh; kasta punon e bashkuar kunder shqiptareve.

    Dhe gjithçka çfaqet ne politikè , eshte se frika e burgut i ka çoroditur jashtè masès.

    Reforma e SHBA per drejtesinè, po shkruan historine tone Europiane. Amerika dhe Europa po ushtrojne presion ndaj korrupsionit politikè si pengesa kryesore per zhvillimin e Shqiperise.
    E ardhmja e demokracise kerkon bashkim rreth projektit Amerikan. Sot eshte jetsore; sepse po themelohet shteti demokratik funksional!

    Zoti Ibsen; protestat e Kukesit treguan se bashkimi e ben fuqin ,se shqiptaret munden e duhen te bashkohen per te mbrojtur drejtesinè, rrugen e kombit tone drejt Europes!
    Ashtu si Ju e ngritet zerin ne pallatet e politikes te veshura me hipokrizi ,ashtu zeri i shqiptarit duhet te jehojè deri ne kupen e qiellit per liri e zhvillim ! Nuk ka forcè, as presion qe e banè zap deshiren e nje populli kur ai vendos per drejtesi!

    Zef Begeja,

    Michigan, me 7 /5/ 2108

  6. Gjueti shtrigash do te thote gjueti fantazmash, duke fajesuar njerez te pafajshem, o Bushati. Keta gjyqtaret me shtepia miliona euroshe nuk jane as fantazma as shtriga, por jane te korruptuar deri ne palce – ne i vuajme pasojat. Persa i takon pjeses tjeter, super dakort jam. Eshte primare qe njerezit e rinj duhen zgjedhur me shume kujdes. Por nuk ka pse derisa ta provojne veten dhe privilegjin qe ju kemi dhene, se privilegj eshte te marresh drejtesine ne duar, ata duhet te jene nen vezhgim dhe pa te drejta privacie etj. Ata kane te drejte te me futen ne shtepi, te me hapin telefonin, te me shikojne kompjuterin, atehere dhe une duhet ta dij, ose me sakte te jem i sigurte, se edhe ai/ajonuk eshte nje palaqo.

  7. Komentuesi “tirona” dhe “antiharresa” eshte praktikisht i njejti person qe poston me 100 emra te ndryshem ne kete portal. (Posyimet ne 20.42 dhe 20.43Keta jane vemjet e Erion Veliajt dhe Edi Rames.
    Dikur e benin sejmenet e Kocos
    Si nuk lodhen????

    1. Zoti Llum , te lutem mos i bej rezistence fuqise se pamate te SHBA sepse ata ta nuk te falin dhe ta shkerdhejne bythen ashtu sic shkerdhyen sadamin ,kim jong un , dhe ajatollahet e iranit.
      Nuk besoj se katunaret e ballkanit mund ti shpetojne drejtesise se aleatit gjigand te kombit shqiptar SHBA . Rrofte SHBA dhe demokracia .

      1. Ironia me e madhe qe perjetojme sot, eshte qe ju qe jeni bere pro-amerikane te cartur, keni trasheguar nga familjet tuaja komuniste nje propagande si “kryexhandari nderkombetar”, ‘edhe 1 dhemb po te kete ne goje”, “rrezik per popujt e botes”, etj. Tashti partia ju ka thene qe duhet lavderuar Amerika se keshtu thote “timonieri” i madh. Jam shume kurioz t’ju degjoj cfare do thoni kur direktiva e partise te jete qe Amerika na u be e keqe…

  8. me keq se ishte nuk mund te behet,sado gjueti shtrigash te behet..pse e quan gjueti shtrigash njeher kur largohen ata qe nuk justifikojn pasurine dot..ne shqiperi pothuajse te tere nuk arrijn dot po ai lemsh nis e zgjidhet nga drejtesia.ti ke te drejte kur flet per te ardhmen se kush dojene anetaret e rinje te drejtesise,popse i jep emocion negativ heqjes nga posti te gjyqtarve te korruptuar.eshte nje proces qe po ndodh e duhet te ndodh..pikpyetjet e tua mbi te ardhmen mund ti shtroje shume mire,po pa i lidhur me nuancat politike qe ia jep vet.te jep idene qe edhe ti ben te njejten gje sia ata qe akuzon ,ben politike e sta ndjen shume se cpo ndodh me drejtesine.thjesht akuzon gjuetine e shtrigave.ka mbet ndonje gazetar i pavarur ne ate vend qe mos te na meret me emra politikanesh po vetem me fenomenet se na e shpifet

  9. Ajo qe do te ndodhe me produktin e “reformes ne drejtesi” do jete largimi i gjyqtareve te ngopur ( si nje sfungjer i ngopur me uje) me ca gjyqtare proletare rilindas te pa ngopur (sfungjer i thate). Ky popull do filloje nga e para ngopjen e sfungjereve te thate.

  10. O Gjergj! Nuk eshte kallaj te predikosh se cfare do te ndodhe! Paraja nuk ka ngopje! Sa me shume fiton me i etur behesh per te fituar me shume! Duhet larguar me pare keta kriminele politikane! SHikoni Andin,Lubonjen se si i mbrojne keta hajdute vrases dhe do te kuptosh qe c’do gje eshte ne furtune

  11. Vertete ndjellakeqe kjo “premja e kokave” te kalbura dhe te qelbura te drejtesise ne Shqiperi.Ndjellakeqe per kokat e qelbura te politikes,mediave,biznisit, te cilat bashkepunojne e paguhen nga krimi i niveleve te larta.Po zoti Bushati
    ke te drejte dhe ti e ke ndier kete kercnim edhe ne koken tende si koke e qelbur e mmediatike.SHBA-te dhe shtetet perendimore kane arritur te fitojne betejen kunder krimit dhe korrupcionit vetem duke forcuar dhe pavarsuar drjtesine.Ne SHBA drejtesia nuk lodhet fare as per Presidentin me tere ato kompetenca qe ka.Ky Vetingu “ndjellakeq” kur te kryhet dhe te funksionioje nje here drejtesia e pavarur dhe e spasturua,atehere per Vetingun ne politike,media,polici,administrate nuk do kete nevoje te formohen komisione e komitete ,jo..jo Vetingun ne te gjitha institucionet dhe instatncat e shoqerise i bene drjtesia.Ti kioleget tu,me kokat e qelbura mediatike duhet te ndjeheni te kercnuar sepse nuk do kete ma shkrime me pagese,nuk diokete gazetare mercenare si puna jote,sepse drejtesia e pavarur nuk do kurseje askend ,madje as kesi “gjenishe” te mendjes si jeni ju.Po si eshte emundur te mbroni gjykates e prokuror qe jane pasuruar duke bere padrejtesi,duke rivra viktimat e liruar vrases e kriminel.Si eshte e mundur vrasish diten per diell ne mes Bulevardit e te dalish i pafajshem edhepse pati prova te verifikuara nga agjensia me prestigjioze e hetimeve ne bote nga FBI amerikane?Ti qan hallin e atyre qe shiten me para drejtesine,duke shkelur mbi gjakun dhe fatin e viktimave.

  12. Bushati: Po flet percare, nuk e di ke do te mbulosh me keto qe thua, une i pari jam gati te me bejne Prokuror e te kem mbeshtetjen e BE dhe USA dhe tju bie kokes ketyre vemjeve gjakepirese, kam mbaruaj Drejtesi ne 2008 dhe kam qe nga ky vit qe punoj ne Avokati dhe e di cfare hale sistemi eshte ky, kam 10 vjet qe punoj e kam nje shtepi para 1990 te prinderve, kam nje makine te lodhur dhe kam vec borxhe kredie qe nuk po i shlyej dot, po pse sepse nuk jam bere pale me keta vemjet. Sikur sot te me bej USA apo BE Gjyqtar apo Prokuror ne koke ju bie ketyre vemjeve. Nese thoni nuk ka njeri qe nuk e bene kete vend e nuk ka njerez te mire ju them qe ka plot po thjesht neve kurre nuk na kane mbeshtetur e nuk na kane dashur sepse e dine qe ju nxjerrim syte ketyre vemjeve, ndaj Bushat te gjithe keta vemje duhen shpene ne kosh pa asnje lloj kompromisi apo marreveshje.

  13. Drrejtesi ka vdek. Qysh kur u shekel kudhtetut.
    Pa vetoing miratuane nje ”prokirore,’
    pergjithshme” provizore me
    100 bishta Para e papa..
    Sam sheet shqipria .atje vendosin te husjte.
    Ata perkrahin p.komuniste.
    Paraskena

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu