• |
ide | kryesore

PS lë në baltë Fatmir Xhafajn, Taulant Balla: Përgjimi e implikon moralisht, të shkojë në prokurori

Lajme, Të fundit



Megjithëse Fatmir Xhafaj e ka bërë të qartë se ai nuk mban asnjë përgjegjësi për veprimet e vëllait të tij, Agronit, Partia Socialiste vjen me një mendim tjetër. Sipas Taulant Ballës, që reagoi sot nga foltorja e kryesisë së Kuvendit në emër të PS, nëse video është autentike, atëherë Fatmir Xhafaj ka përgjegjësi morale për atë që ka ndodhur.

“A është audio autentik dhe nëse do të ishte e vërtete atëherë kemi të bëjmë me një provë që implikon penalisht vëllanë e ministrit dhe moralisht këtë të fundit, por a është autentik, apo inskenim i radhës në përpjekje të vazhdueshme të Saliut dhe Lulit për të baltosur këdo që u del përpara në orvatjen e tyre për të penguar me cdo kusht çeljen e negociatave me BE dhe për të luftuar edhe drejtësinë e re prej të cilës kanë të drejtë të jenë shumë të tmerruar, kësaj pyetje i jep përgjigje vetëm prokuroria dhe askush tjetër, prej momentit kur ajo fillon hetimin”

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka ftuar Prokurorinë që të fillojë hetimet nëse përgjimi është i vërtetë apo sajesë e Partisë Demokratike.

 

Në zbatim të ligjit disponuesit e këtij materiali, as të provuar e as si autentik duhet të depozitojnë materialin në Prokurori.

Prej këtij momenti po ashtu nuk duhet tja lërë këtë cështje vullnetit të akuzatorëve të nisë hetimet kryesisht se jo vetëm ne por cdo shqiptar i zakonshëm në këtë vend duhet të dijë të vërtetën, për ne nuk është askush mbi ligjin dhe askush nuk e bën dot përvec organeve të drejtësisë.

Presim me padurim të mësojmë të vërtetën me bindjen se ose duhet të ndëshkohet i akuzuari nëse është fajtorë, ose të ndëshkohen akuzuesit nëse janë regjisorë të kësaj shfaqjeje” u shpreh Taulant Balla.



8 Comments

  1. Eshte qendrim komplet etik i PSse – ky eshte fakt. Pergjegjesi morale e Fatmir Xhafajt, ligjore e vellait te tij, nese vertetohet nga prokuroria.

    Sa per “e la ne balte” qe thote ky gazetari i “paanshem”, mesa duket ju la ne balte PSja juve sepse jua lagu barutin.

  2. Se pari per pergjimin nuk ka asnje pergjegjesi ligjore, kujtoni rastin e Metes dhe ne ate rast Gjykata e Larte eshte shprehur, per me teper qe edhe ne eshte i sakte si pergjim, eshte i paligjshem. Nese pergjimi eshte i lejuar nga organet ligjzbatuese ne vend, pra eshte pergjim i ligjshem dhe mund te perdoret si prove ne Gjykate, atehere ka pergjegjesi ligjore per personat qe e kane nxjerre sekretin hetimor. Por kur flet ky Balla me ato buze si lope plake ose edhe ndonje tjeter atehere mund te thuhet se cdo gje ka marre fund ne kete vend. Sa per integrimin, te dyja palet luajne te njejten loje, mos harroni se cfare bente PS ne opozite per statusin dhe e-mailet qe jane derguar…. Prandaj lerini keto idiotlleqe se jeni te ngarkuar deri ne fyt te dyja palet

  3. Po nuk ka faj mo nuk ka faj. Per koke te Taulantit dhe motres se tij qe nuk ka faj. Keta tallen haptazi me ket popull legen, dhe mire bejne deri sa nuk ua kemi qire listen e dasmes, nga i pari tek i 140 ne parlament, edhe ata qe kane qene deputet keto 28 vjet. Duhet me i kthy ne origjine sic dolen nga komunizmi dhe te fillojne pune ne pastrimin e qytetit per 10 vjet me detyrim.

  4. Ky vend ka ik per lesh, kurse Taulanti qe kerkon motren nga njeri motel ke tjetri ka hallin se i prishet imazhi i vizites edi rames ne France. Ketyre u duhet qire fisi mbare, po ti lesh me barre se shtohen shume bushtrat dhe kopilat rilindas.

  5. Ky vend ka ik per lesh, kurse Taulanti qe kerkon motren nga njeri motel ke tjetri ka hallin se i prishet imazhi i vizites edi rames ne France. Ketyre u duhet qire fisi mbare, po mos ti lesh me barre se shtohen shume bushtrat dhe kopilat rilindas.

  6. Votoni prap. Ikni te lumtur dhe krenar se ju duket vetja te rendesishem dhe votono per halete.
    Ketu 80% JANE BUDALLENJ.

  7. Ky katundari i Librazhdit qenka i mare.Ore vetem fakti qe ka nje vella te denuar me vendim te formes se prere ne Itali dhe eshte mbrojtur pa u ekstraduar si pasoje e pozites se te vellait (minister drejtesie,minister i brendshem)e con Xhafen ne konflikt interesi me postin .MN.q.s ai ishte minister arsimi apo kulture etj ai mund te vazhdonte por jo minister i brendshem.Kur shikon pastaj dhe manovrat qe jane bere me ligjet per mos vojtur denimin atehere kjo eshte shume e rende per Xhafen.Per mua qeveria Rama s’ka pse te qendroje me,ka deshtuar me sukses ne shume reforma . Tani do meret vetem me mbulimin e horrlleqeve te bera dhe s’ka ci jep me vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *