• |
ide | kryesore

Gazetarja investigative: Policët kanë frikë të kërkojnë emrin e Agron Xhafës në sistemin TIMS

Lajme, Të fundit

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se punonjësit e poicisë e kanë të vështirë të kontrollojnë emrin e Agron Xhafës në sistemin TIMS, për hyrje-dalje nga vendi, pasi kanë frikë se mos pushohen nga puna.

Lala kujton rastin e Saimir Tahirit, kur njëri nga punonjësit e policisë që kërkoi emrin e ish-ministrit në sistemin TIMS u penalizua.

“Unë nuk kam bërë dot një verifikim në sistemin TIMS, sepse ju e kuptoni se punonjësit e policisë e kanë të vështirë të kontrollojnë në sistem emrin e të vëllait të ministrit të Brendshëm, se kujtoj këtu se kur ish-ministri Saimir Tahiri udhëtoi jashtë vendit drejt Gjermanisë që ishte diçka krejt familjare dhe personale. Njëri nga punonjësit që kërkoi emrin e tij në sistemin TIMS, u penalizua”,- u shpreh Lala.

8 Comments

  1. Shtet privat! Kryeminoster qe verifikon personalisht pergjime audio, dmth mbret, se s’llogarit organe te tjera te percaktuara. Pastaj shajne Zogun!

  2. Gazetarja investigative thuhet.Ajo kishte te dhena sa ishte A.Llalla dhe luante rolin e zedhenesit te prokurorise .Pra kishte te dhena nga vete prokuroria.Perse nuk flet tani me te dhena ,por vetem duke llomotitur kot se nuk ka te dhena .Tani te tregoje se si investigon ajo.Ajo eshte nje kamikaze e PD.Por nuk ka anje mundesi te kontribuoje.
    Prokuroria nuk i jep te dhena me.Sepse Prokuroria me pare i dergonte te gjithe hetimet e saj se pari tek qytetari dixhital dhe tek kjo Lala.Por perfundoi kjo kohe.

  3. Gjykata do beje verifikimin e saj per vendimin qe do te marre.Verifikimin Kryeministri e ka bere te qartesoje vehten e tij dhe nuk e ka si prove ne gjykate.

  4. Eshte e ndaluar te shikosh emerat ne sistem pa autorizim special! Kjo eshte e vertete ne te gjithe boten! Jam punonjes i policise ne Gjermani, ketu te pushojne direkt nga puna!! Pra mos flisni pallavra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu