Gianluigi Buffon i ka thënë lamtumirë Juventusit në ndeshjen përfundimtare të edicionit 2017/2018. Pas 17 vitesh karrierë me bardhezinjtë e Torinos, kapiteni i dha lamtumirën skuadrës ndërsa po vlerëson ofertat nëse do të vazhdojë të luajë apo do të marrë ndonjë rol drejtuesi.
Gigi u zëvendësua në minutën e 60-të për ti dhënë mundësinë stadiumit të Torinos ta nderonte në mënyrën e duhur. Të gjithë në këmbë për kapitenin e Juves dhe Italisë ndërsa nuk munguan dhe lotët. Sa për kronikë, ndeshja e fundit për Juven këtë sezon të Serie A përfundoi me fitoren 2-1 ndaj Veronës që shkon në Serie B. Juventus e mbyll kampionatin me 95 pikë. ©LAPSI.al