• |
ide | kryesore

Jep dorëheqjen drejtori i Partizanit: Nuk mund të vazhdoja më sepse…

Sport



Drejtori Sportiv i Partizanit, Antonello Preiti ka vendosur të japë dorëheqjen. Ai thotë se klubi “i kuq” tashmë është larguar nga praktikat me të cilat ai është mësuar të punojë.

“Kur erdha në Shqipëri solla me vete dëshirën, entuziazmin dhe stimujt që më kanë shoqëruar gjithmonë të ushtroj këtë detyrë në mënyrë sa më profesionale. Por, mbas këtyre muajve, më duhet të sqaroj, se nuk mendoj se jam i dobishëm për të ardhmen e një klubi, që kryen, pa të metë, një punë e cila me kalimin e kohës është larguar nga ato që janë metodikat e mia (të drejta, ose të gabuara), që ka impulse të ndryshme nga të mijat.

Mendoj që nuk mund të kontribuoj dhe ndihmoj pritshmëritë e të gjithëve dhe duke mos patur kushtet, përvoja ime te Partizani përfundon me mbylljen e sezonit” – thotë italiani që në fund bën edhe falënderime për presidentin Gaz Demi i cili sipas tij i ofroi për të vazhduar në klub detyrën e Drejtorit Sportiv edhe në të ardhmen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *