• |
ide | kryesore

Christofer Dell do të punojë për Bechtel

I pakategorizuar
dell.jpg



sh-ambasadori i SHBA-së në Kosovë , i cili ka lobuar për ndërtimin e një rruge 820 milion euro në vendin e shkatërruar nga lufta, ka marrë një post në  gjigantin amerikan të ndërtimit, të cilit i siguroi kontratën fitimprurëse, njofton përmes një artikulli agjencia Birn. Christopher Dell, një diplomat karriere që ishte emëruar nga presidenti Barak Obama për të përfaqësuar SHBA-në në Prishtinë, është i punësuar nga Korporata Bechtel, të cilën ai e ndihmoi të fitojë një kontratë për të ndërtuar autostradën që lidh Shqipërinë me Kosovën. Dell tani do të jetë menaxheri për Afrikën në këtë kompani, disa muaj pasi i dha fund karrierës prej tre dekadash në Departamentin Amerikan të Shtetit. Në atë kohë, Pieter Feith, një diplomat i BE-së, kritikoi kontratën e nënshkruar me arsyetimin se ambasadori amerikan loboi duke fshehur edhe informacione.  

Shkrimi heq paralele të Kosovës me Shqipërinë në këtë drejtim, për rrugën që në të dyja anët e kufirit është quajtur “Rruga e kombit”: oferta fillestare për autostradën ishte 400 milion euro, më pas shkoi në 660 milion euro dhe në fund kontrata u firmos me 820 milion euro për vetëm 77 kilometër.  

Ndërkohë edhe në Shqipëri, qeveria e re ka deklaruar se do të nisë një hetim për financimin e kësaj rruge, ndërsa ish- ministri i Transporteve në atë kohë Lulzim Basha, sot kreu i opozitës, i mohon akuzat. Basha u lirua nga akuzat për abuzim detyre kur çështja u bllokua nga Gjykata e Lartë për teknikalitete.