• |
ide | kryesore

Premier League, një superfuqi financiare

Arkiva, Sport
premier-league.jpg



Superfuqia e Premier Ligës është tashmë një fakt i kryer. Kampionati anglez është konfirmuar si lider në Europë për volumin e blerjeve gjatë verës së 2014-ës. Ka dhe një goditje tashmë të prenotuar për 2015-ën me marrjen e Radamel Falcaos. E vetmja që vlen pas Premier është La liga spanjolle. Nuk duhet të habiteni pasi janë vetëm Real dhe Barça (plus edhe Atletiko) që po e mbajnë gjallë merkaton. Italia ka rënë nga podi. Seria A është në vend të tretë por vetëm një fije e hollë e ndan nga Liga 1 franceze ku PSG dhe Monaco kanë bërë shpenzime të vazhdueshme. E mbyll Bundesliga gjermane që shpenzon më pak se gjysma e të gjitha klubeve të Seria A. Në Gjermani blerja më e shtrenjtë ka qenë Benatia nga Roma tek Bayern.  

Fair Play

Nëse raportet financiare midis ligave nuk do të ndryshojnë ligji i Fair Play ka bërë të vetën. Sanksionet e UEFA-s kanë trembur Manchester City të tërhiqet nga Falcao dhe PSG nga blerja e Di Marias. Të dy përfunduan tek Manchester Unuted me mbi 200 milion euro shpenzime. Barça duhej të ndalej. Kjo verë duhet të mbahet mend për ndaljen e katalanasve për dy sezone.