• |
ide | kryesore

Shqipëri – Danimarkë, radhë për bileta (foto)

Arkiva, Sport
foto bileta.jpg



Federata Shqiptare e Futbollit hodhi sot në treg biletat për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Danimarkës, që do të luhet të shtunën në stadiumin e rikonstruktuar të Elbasanit. Paralelisht biletat duhet të shiteshin në Tiranë dhe në Elbasan. Por biletaritë pranë teatrit Skampa (EL) dhe stadiumit Qemal Stafa (TR) nuk u hapën për disa orë, duke i lënë tifozët në radhë. Interesi për ta parë ndeshjen në stadium është i madh për shumë arsye; stadiumi është rikonstruktuar dhe ka disa javë që po i bëhet reklamë e madhe, (veçanërisht nga kryeministri Rama); është ndeshja e parë e eliminatorëve të Euro 2016 që zhvillohet në shtëpi; dhe ajo vjen pas fitores me Portugalinë. Mësohet se në pikat e shitjes ka patur vetëm bileta për tribunat anësore, ku çimimi nis nga 1 mijë lekë. Në tribuën kryesore çmimi i një bilete arrin deri në 10 mijë lëke dhe 2 mijë deri në 3 mijë lekë në tribunën përballë kryesores. Ndeshja Shqipëri – Danimarkë do të luhet të shtunën në orën 20:45.