• |
ide | kryesore

Beteja e parë publike e humbur nga Rama

Arkiva, Pikante
rama tahir.jpg



Kryeministri Rama ka humbur një “betejë” publike, por jo në politikë. Bëhet fjalë për sport, por jo për basketboll. Kreu i qeverisë shqiptare ka shpalosur aftësitë e tij në ping- pong. Gjatë një vizite në selinë e re të zjarrëfikësve Rama ka zhvilluar një lojë me ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, të cilën e ka fituar lehtësisht. Gjithsesi, po lehtësisht u vu re se dhe Tahiri e la shefin të fitonte. Pas Tahirit, janë mundur edhe Prefekti i Tiranës dhe ambasadori i Turqisë. I vetmi që ka fituar me Kryeministrin ka qenë Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa. Edhe pse i mundur, kryeministri Rama e ka bërë një “batutë”. “Duket që gjatë gjithë kohës ke luajtur ping- pong”, i tha Rama jo pa ironi Çipës./lapsi.al/