• |
ide | kryesore

E kap duke e tradhëtuar. I pret penisin burrit me gërshërë dy herë me radhë

Arkiva, Stil
penis-615x350.jpg



Një grua, e tërbuar me faktin që e kapi të shoqin duke e tradhtuar, ia preu atij penisin dy herë.

Ngjarja ndodhi në Kinë. Fan Lung, 32 vjeç, i kishte dërguar një email të fortë seksual të dashurës, Zhang Hung, 21 vjeç. Por ai kishte përdorur telefonin e gruas, Feng, 30 vjeç. Nëna e pesë fëmijëve e pa emailin në telefon, pasi i shoqi kishte harruar që të dilte nga llogaria e tij.

E zemëruar, ajo hyri në dhomën e gjumit, ku flinte i shoqi. Me një palë gërshërë në dorë, ajo ia preu penisin. Fan u dërgua në spital, ku mjekët ia ngjitën penisin pasi prerja nuk ishte e fortë.

Megjithatë, Feng nuk u ndal me kaq. Ajo hyri tinëz në dhomën e tij në spital dhe ia preu penisin për herë të dytë, këtë herë duke ia hedhur nga dritarja. Pavarësisht se i gjakosur, ai e ndoqi gruan deri përpara spitalit, ku nisi ta godiste. Mjekët vërshuan jashtë, por nuk e gjetën penisin.

Ata thanë se mund ta ketë marrë ndonjë qen ose mace. E dashura e Fan mbërriti në spital. Ajo deklaroi se ka në plan të martohet me të, pavarësisht se nuk ka penis. “Nuk ka rëndësi. Ai i ka pesë fëmijë”. Gruaja e Fan u mjekua në spital për plagët që i shkaktoi i shoqi dhe tani është në arrest.

Wife chops off husband's manhoodWife chops off husband's manhood